Futboll Premier League Sport

REKORDI i Alisson zgjat shumë PAK, Chelsea e thyen duke marrë portierin e Bilbaos

Avokatët e Kepa Arrizabalaga kanë depozituar në emër të Chelseat 80 milionë Eurot në llogari të Athletic Bilbaos dhe kanë dërguar dokumentat në zyrat e Federatës Spanjolle të Futbollit. Portieri bask bëhet kështu më i shtrenjti në historinë e futbollit, duke thyer pas pak më shumë se një muaji rekordin e Alisson Becker i cili kaloi te Liverpool nga Roma për 72 milionë Euro.

Ai pritet të mbërrijë këtë pasdite në Londër për të kryer vizitat mjekësore dhe për të bërë prezantimin zyrtar, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit të ri Marizio Sarri të enjten në mëngjes. Vetë tekniku italian, në një videokonferencë me tifozët, e lavdëroi spanjollin por pranoi se nuk dinte gjë mbi të ardhmen e tij.

Kjo lëvizje i hap rrugë përfundimisht kalimit të Thibaut Courtois te Real Madrid. Chelsea më parë ishte interesuar edhe për Jan Oblak të Atletico Madrid, por klauzola e vendosur për të prej 100 milionë Eurosh ishte tepër e lartë për londinezët.

Kepa kryeson kështu listën e portierëve më të shtrenjtë në botë, duke lënë pas Alisson dhe Buffon (i shitur për 42 milionë Euro nga Parma te Juventus në vitin 2001). Gjithashtu bëhet edhe lojtari spanjoll më i shtrenjtë i historisë, duke lënë pas Alvaro Moratan dhe Fernando Torres. Ironikisht të tre këta lojtarë janë futur në këtë listë pasi janë blerë nga Chelsea, Morata për 65 milionë Euro nga Real Madrid dhe Torres për 58 milionë Euro nga Liverpool.

Bilbao gjithashtu arrin të shesë lojtarin e tretë më të shtrenjtë në La Liga, pas kalimit të Neymar te Barcelona për 222 milionë Euro dhe të Cristiano Ronaldos te Juventus për 112 milionë Euro.

Related posts

Barcelona në sulm për Gabriel Jesus, braziliani është i preferuari i Messi

Sadik.Autor

Presidenti i Barcelonës zbulon emrin e ekipit të Dembeles për sezonin e ri

Sadik.Autor

“NËSE E JAP PENALLTI, DO TË KETË…”/ Mbrojtësi i Manchester United zbulon bisedën e çuditshme mes arbitrit dhe shokut të skuadrës

Delo.autor

Leave a Comment