Futboll Premier League Sport

SKANDALI NË ANGLI/ Aktorja e njohur rrëfen kurthin: S’kam bërë KURRË SEKS me Bennett (FOTO)

Mohoj dhe përgënjeshtroj përmbajtjen e artikullit të publikuar të New York Times, i cili ka qarkulluar në mediat ndërkombëtare. Jam thellësisht e tronditur dhe e prekur, duke lexuar lajme që janë absolutisht të rreme. Nuk kam pasur asnjë marrëdhënie seksuale me Bennett”.

Asia Argento ka thyer heshtjen dhe replikon në një komunikatë të shpërndarë për mediat, ku flet qartësisht për një persekutim. “Nuk kam zgjedhje tjetër veç se të përgënjeshtroj të gjitha falsitetet dhe të mbrohem me çdo mënyrë”.

“Ajo që më ka lidhur mua dhe Bennett për disa vite – thotë Asia – ishte vetëm një ndjenjë miqësie derisa përfudoi. Pas ekspozimit tim në çështjen e njohur Ëinstein, Bennett (i cili ishte në vështirësi serioze ekonomike dhe i cili edhe më parë kishte ndërmarrë iniciativa gjyqësore ndaj prindërve të tij duke iu kërkuar miliona, papritur më bëri kërkesë ekonomike të tepruar. Bennett e dinte se partneri im, Anthony Bourdain, ishte një njeri me një pasuri të madhe dhe me një reputacion që do të duhej ta mbronte si personazh shumë i dashur nga publiku “.

Anthony e mbylli çështjen privatisht

Aktorja thotë se një gjë e tillë përkonte edhe me dëshirën e Bennett. Sipas saj, Anthony kishte frikë se një publicitet negativ do ti dëmtonte.

“Ne vendosëm të trajtonim kërkesën e Bennett për ndihmë në një mënyrë të dhembshur dhe ta takonim atë. Anthony personalisht u angazhua që të ndihmonte ekonomikisht Bennettin me kusht që të mos kishim më shumë ndërhyrje në jetën tonë “.

Argenti e përfundon deklaratën me këto fjalë: “Pra, kjo është ana tjetër e kësaj historie të trishtueshme që më përndjek për një kohë të gjatë. Persekutimin tim do ta kundërshtoj në një të ardhme ligjore duke ndërmarrë të gjithë nismat e duhura ligjore”.

Publikohen mesazhet: Bennet është një “gomar”

Faqja online TMZ ka publikuar disa mesazhe të shkëmbyera mes Asias dhe ish-partnerit të saj Anthony Bourdain.

Në një mesazh me tekst për Anthony Bourdain, pjesë e një serie të parë nga Tmz, Asia Argento mohon akuzat duke thënë se nuk ka kryer kurrë marrëdhënie seksuale me me aktorin e ri Jimmy Bennett:

“Unë isha e ngrirë. Ai ishte sipër meje dhe më tha se kisha qenë fatazia e tij seksuale që kur ishte në moshën 12 vjeç” shkruan Asia, duke pretenduar kështu një fiksim të aktorit minoren ndaj aktores.

Në një tjetër mesazh, Bourdain dhe Argento e etiketojnë Bennettin si një “gomar” dhe Anthony shprehet se pagesa “nuk është pranimi i asgjëje, asnjë përpjekje për të blerë heshtje, thjesht një ofertë për të ndihmuar një shpirt të torturuar që përpiqet me dëshpërim të vjedhë para”.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Holanda mposht me “POKER” Malin e Zi, Depay “HERO” me dopietë

Delo.autor

E ÇUDITSHME NGA HOLANDA/ U shtir si i sëmurë për të ndjekur Totenham-Ajax, ja vendimi i klubit

Delo.autor

Sulmuesi i Kombëtares shënon super gol në Greqi

Sadik.Autor

Leave a Comment