Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Solskjaer ultimatum 2 ndeshje, ish-trajneri i Interit favorit për stolin e Manchester United

Ish-trajneri i Çelsit dhe Interit, Antonio Konte, është favorit për të zëvendësuar Ole Gunar Solskjaerin në rast të një shkarkimi të teknikut norvegjez nga stoli i Junajtidit. Por për momentin Glejzërat nuk kanë ndërmend që të ndërmarrin asnjë vendim të nxituar.

Mançester Junajtid u mund në javën e fundit të Premier Ligës 4-2 nga Lestëri në transfertë, ndërkohë që ata kanë fituan vetëm 2 nga 7 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet duke e shtuar presionin mbi trajnerin. Takimet e ardhshme të “Djajve” në Premier Ligë janë kundër Liverpulit, Totenhemit dhe Sitit, ndërsa nesër është momenti për të mos gabuar në Champions kundër Atalantës.

Mesazhet nga “Old Trafford” tregojnë se drejtuesit kanë besim të plotë te trajneri norvegjez. Ata besojnë se ai është njeriu i duhur për të dërguar përpara këtë projekt dhe sjellë në “Old Trafford” trofeun e parë pas 5 vitesh. Por në Itali dhe Spanjë vijnë zëra se dy sfidat e ardhshme, kundër Atalantës dhe Liverpulit, do të jenë vendimtare për fatin e tij. Në rast të rezultateve negative, atëherë klubi mund të ndryshojë qëndrim dhe ta shkarkojë.

Dhe favorit, gjithnjë sipas të njëjtave burime, është Konte, tekniku italian, i cili aktualisht nuk drejton asnjë skuadër pas largimit nga stoli i kampionëve të Italisë. Ai po punon aktualisht si komentator i ndeshjeve për “Sky Sports Italia”, pasi nuk ra dakord për të marrë drejtimin e Totenhemit. Por Konte është i hapur për t’u rikthyer në Angli për një përvojë të dytë pas asaj me Çelsin.

“Unë vlerësoj projektin dhe jam gati të qëndroj në shtëpi në rast se diçka nuk më bind. Ka të bëjë me vizionin, ndershmërinë dhe parimet. Përgjithësisht, mua mëpëlqejnë sfidat dhe kam pranuar shumë prej tyre gjatë karrierës sime. Edhe klubet më të mëdha që kam drejtuar nuk kanë qenë kurrë favorite kur unë kam ardhur”, tha së fundmi tekniku 51- vjeçar gjatë një interviste për “La Gazzetta dello Sport”.

Related posts

ARRIHET AKORDI ME MILOT RASHICËN/ Ja skuadra e ardhshme e sulmuesit të Kosovës

Delo.autor

FOTO/ Zbulohet numri që Aubameyang do mbajë tek Arsenali

Q.Autor

“PLESHTI” MAHNITI “DJAJTË E KUQ” ME “MAGJITË” E TIJ/ Shikoni reagimin epik të Pogba që po çmend rrjetin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment