Futboll Sport

JO VETËM SHAQIRI DHE XHAKA/ Vitsel shpjegon pse feston me “SHQIPONJË”

Shumëkush ka pyetur veten se pse Aksel Vitsel bëri me duar “shqiponjën” e famshme si pjesë të festimeve të golit të shënuar në Kupën e Gjermanisë me Borusia Dormtund. Kjo nuk ishte hera e parë për lojtarin belg, i cili në të kaluarën ka bërë një festim të ngjashëm edhe me përfaqësuesen e vendit të tij.

Po a ka ndonjë lidhje ai shqiptarët apo “shqiponjën” dhe pse ka zgjedhur këtë festim? Shpjegimin e ka dhënë vetë lojtari pak kohë më parë, duke bërë të ditur se shenja që bën me duar në fakt i përket “pëllumbit të paqes”. Kur ai ishte pjesë e Zenit Shën Petersburg, tregoi për fansat e tij pse kishte zgjedhur gjithmonë atë lloj festimi.

“Unë fillova të festoja kështu pasi babai im ka qenë një tifoz i madh i përfaqësueses franceze dhe Nikolas Anelka festonte në këtë mënyrë”, tregoi lojtari, i cili e ka fiksuar që fëmijë këtë lloj festimi të veçantë dhe tani zgjedh që ta bëjë vetë sa herë i jepet mundësia në fushën e lojës.

Related posts

MERRET VENDIMI/ Gati ndryshimi i orareve në Serie A, ja kur pritet të nisin ndeshjet

Delo.autor

PATRICE EVRA U KTHYE NË ULTRAS/ Ja shpërthimi në golin e tretë të CR7 (VIDEO)

Delo.autor

Kriza te Flamurtari, Duro merr masën e papritur para Lushnjes

Sadik.Autor

Leave a Comment