Futboll Sport

SKANDALI/ Probleme me VIZAT, KUKËSI “tund” SHTETIN dhe UEFA-n

Është planifikuar që Kukësi të luajë ndeshjen e parë të turit të tretë me Torpedo Kutasi në Gjeorgji, por ndeshja rriskon që të shtyhet. Shkak është bërë mosdhënia e vizave për katër futbollistë të Kukësit, çka ka trazuar ujërat në kampin verilindor. Faton Maloku, Valon Ethemi, Edis Maliki dhe sulmuesi Rexhinalo nuk janë pajisur me vizë nga shteti i Gjeorgjisë. Refuzimi i këtyre katër lojtarëve ka trazuar ujërat tek Kukësi, që është vënë në lëvizje për ta zgjidhur në çdo lloj mënyre këtë situatë.

Klubi menjëherë ka njoftuar UEFA-n për këtë skandal dhe është kërkuar mundësia për të shtyrë këtë takim, deri në momentin që të zgjidhet ky problem. Ka marrë përmasa akoma dhe më të mëdha kjo situatë, pasi nënkampionët e Shqipërisë i kanë kërkuar Ministrisë së Jashtme dhe konsullatës shqiptare në Gjeorgji të ndërhyjnë dhe ta zgjidhur këtë problem. Mësohet se dhe FSHF është angazhuar për të zgjidhur këtë situatë, e cila nuk është aspak e zakontë dhe pozitive.

Drejtuesit e Kukësit e konsiderojnë si diçka skandaloze këtë rast, por duhet përmendur se është hera e dytë, pasi për portierin Maloku ishte Azerbajxhani shteti që nuk e lejoi të futej në territorin e saj.

Related posts

MORI FITOREN E DYTË SEZONAL/ Flet Dretori i Flamurtarit: Duhet të kapnim “trenin” e fundit dhe…

Delo.autor

NOSTALGJI PËR BARCELONËN/ Suarez: Doja të qëndroja, isha gati të ulja pagën

Delo.autor

MOTO GP/ Yamaha dominon sërish në pistën e Losail, Quartararo triumfon në garën e Doha

Delo.autor

Leave a Comment