Futboll Sport

SUPER DEJVI BREGU/ Skënderbeu kalon pa probleme Kastriotin dhe merr kreun

Skënderbeu, pas fitores së rëndësishme 1-0 të marrë në javën e parë kundër Partizanit, ka fituar pasditen edhe pasditen e sotme në fushën e Kastriotit, të mundur 3-0.

Një fitore kjo që ka qenë e merituar nga lojtarët e Orges Shehit, të cilët kanë zgjidhur gjithçka në pjesën e parë të ndeshjes. Ka qenë Demte që ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 16-të, teksa Bregu ka dyfishuar avantazhin e miqve në të 30-ën.

Bregu ka qenë protagonist edhe kur kishin mbetur katër minuta nga fundi i ndeshjes, duke shënuar golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.

Ky sukses i jep mundësinë korçarëve të marrin kreun e Superiores dhe të shkojnë dy pikë larg Laçi-t, skuadra që mban vendin e dytë për momentin dhe kundërshtari i ardhshëm i bardhekuqve në kampionat.

Për sa i takon Kastriotit, ata mbajnë vendin e pestë në renditje me pesë 3 pikë, të siguruara në ndeshjen hapëse, të cilën e kanë fituar 1-0 në fushën e Luftëtarit.

Related posts

NGA PASIONET TEK TRAGJEDIA/ Ja kush ishte Florijana Ismaili që u zhduk në liqen

Delo.autor

“DUA T’U KËRKOJ FALJE TË GJITHË TIFOZËVE”/ Presidenti i Manchester City-t: Jam i penduar. Ishte një gabim…

Delo.autor

E PAZAKONTË NË BOLIVI/ Qeni luan me këpucën dhe ndërpret ndeshjen. Futbollisti e nxjerr në krah (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment