Futboll Premier League Sport

EVERTON BËHET GATI PËR MERAKTON E VERËS/ Ancelotti hedh sytë nga Serie A, ja dy lojtarët që kërkon të marrë…

Evertoni bëhet gati për merkaton e verës dhe Karlo Ançeloti i ka hedhur sytë nga Serie A dhe ekzaktësisht te Juventusi dhe Roma. Trajneri italian do donte të sillte në Liverpul Adrien Rabionë dhe Xhanluka Mançinin.Vlerat e të dy kartonëve të lojtarëve llogariten te 30 milionë eurot, shuma që skuadra e “Toffees” mund t’i përballojë.

Mesfushori i Juves, Rabio, i cili kaloi një jetë te PSG përpara se të vinte me parametër zero në Torino, ka debutuar në Ligën e Parë pikërisht me Ançelotin në stol. Ndërkohë që mbrojtësi i Romës, i cili luan si mesfushor mund të ketë gjithashtu një të ardhme në Premier Ligë. 24-vjeçari ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 1 asist këtë sezon.

Related posts

BOTËRORI 2026/ Trajneri i Marokut akuzon: Rabiot mori topin me dorë te goli i Mbappe-s! Trazira në Paris e Londër, vdes një 17-vjeçare

F.autor

SUPERLIGA/ Në Kamëz luhet për mbijetesë, në Vlorë për Europën

Isa.Autor

E QUAJTI SHARLATAN/ Shtyhet gjyqi i Panuccit me Nishanin, Gjykata: Trajneri të riplotësojë dokumentat

Isa.Autor

Leave a Comment