Futboll Seria A Sport

TRANSFERIMI I BONUCCIT/ RONALDO gjen një “MUR BBC” të ri tek JUVENTUSI

Edhe tek Juventus, Ronaldo do të ketë një “BBC”. Pasi ka qenë pjesë e tredhëmbëshit Bale–Benzema–Cristiano të Real Madrid, legjenda portugeze do të ketë mbrapa krahëve të tij treshen mbrojtëse italiane Barzagli–Bonuçi–Chiellini.

Ajo mbrojtje që, para finales së humbur në Cardiff kundër CR7 me shokë, kishte pësuar vetëm 3 gola në 12 ndeshje të Champions League 2016/17.

Kështu, pas shumë negociatash, Leonardo Bonuçi është kthyer në Torino dhe një nga arsyet që e kanë bindur të hedhë këtë hap ka qenë pikërisht blerja e portugezit nga ana e Juventus.

Ndërkohë, në qendrën stërvitore të bardhezinjve vazhdojnë stërvitjet e lojtarëve të Allegri-t, të cilët priten ço ditë nga euforia e tifozëve, të cilët presin me padurim të shikojnë në veprim dyshen Ronaldo-Dybala.

Related posts

NATIONS LEAGUE/Nuk ndalen kampionët e botës. Italia mposht Poloninë dhe ruan kreun e grupit

Delo.autor

Ronaldo: Do të luftojmë për Championsin, nuk jemi dorëzuar as për La Ligan

Q.Autor

REKORDI/ Nga PSV-Groningen tek Groningen-PSV. Kthimi pas 16 vitesh i Robben në Holandë

Delo.autor

Leave a Comment