Futboll Sport

E BUJSHME/ Kampionët nuk dorëzohen kurrë, Gent MUÇA nis stërvitjen në “Skënder Halili”

Gentian Muça është kthyer në stërvitje. Ndoshta muaj më parë, askush nuk do ta besonte teksa do të dëgjonte një frazë të tillë, por në fakt kjo është e vërteta. Qendërmbrojtësi i Tiranës arriti të mposhtte një sëmundje dhe tashmë ka nisur të stërvitet gradualisht për të sjellë trupin në formë. Ditën e djeshme, Muça ka zbritur në kompleksin “Skënder Halili” ku ka nisur të bëjë disa vrapime rreth fushës së blertë. Nuk ka një datë të përcaktuar se kur do t’i bashkohet grupit, pasi prej marsit të 2017-tës, shtatlarti s’e pa më fushën e blertë.

Koha e humbur duhet rikuperuar, veçanërisht me stërvitje individuale. E kush më mirë se Genti e bën këtë? Si një kampion i vërtetë, për të treguar se asgjë nuk është e pamundur, ai arriti të ngrinte trofeun më të rëndësishëm, atë të jetës. Tashmë kryeqytetasin e pret një sfidë e re: Të përveshë mëngët dhe të punojë fort që së paku të arrijë përgatitjet me grupin. Gjithëkush kur e dëgjon një lajm të tillë, sigurisht që gëzohet, qoftë edhe tifoz kundërshtar. Hë për hë, faza difensive është plotësuar, por me rikthimin e Muçës në formën e para dy sezoneve, mbrojtja bardheblu do të bëhej hermetike.

Related posts

E BUJSHME/ Igli TARE mjeshtër i merkatos, pranë akordit me sulmuesin DEMBELE

Isa.Autor

“Duhet të pastrojë kokën”/ Pochettino zbulon shkakun e dëmtimit të Lloris

Isa.Autor

U TMERRUA DHE IKU ME VRAP/ Jack Wilshere i bën një rreng shokut të ekipit për ditëlindje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment