Champions League Futboll Sport

NDESHJA CHAMPIONS JUVENTUS-AJAX/ Nëse sfida vendoset nga penalltitë, ja 5 gjuajtësit të dy ekipeve

Barazimi 1-1 në ndeshjen e parë i jep një avantazh të vogël Juventus-it kundër Ajax-it.

Bardhezinjve mund t’u mjaftojë një barazim 0-0 në ndeshjen e kthimit që do të luhet mbrëmjen e sotme në Torino për të siguruar kualifikimin në  gjysmëfinale, ku do të përballen me fituesen e City-Tottenham.

Gjithsesi, është e vështirë të imagjinohet që ndeshja në “Allianz Stadium” të mbyllet pa gola dhe nuk mund të përjashtohet as mundësia që kjo sfidë të vendoset nga penalltitë.

5 gjuajtësit e Juventus-it

Cristiano Ronaldo është emri në krye të listës së bardhezinjve. Portugezi ka shënuar shumë penallti vendimtare, siç ka qenë edhe ajo e realizuar pikërisht kundër Juventus-it në  “Bernabeu” sezonin e kaluar dhe ato kundër Atletico Madrid-it në finalet e Champions-it. Kush do të jenë katër të tjerët?  Pjanic, Emre Can, Dybala dhe Bonucci janë favoritët për t’iu bashkuar CR7-ës.

Shumë do të varet edhe nga aftësitë e Szczesny, i cili e ka mbajtur të paprekur rrjetën e portës në 3 nga 5 penalltitë e pësuara në këtë sezon: në Champions ka pritur gjuajtjen e Dani Parejo-s kundër Valencia-s, në kampionat ka ndalur Higuain-in kundër Milan-it, ndërsa kundër Napoli-t e ka ndihmuar fati, sepse gjuatja e Insigne-s është ndalur nga shtylla.

5 gjuajtësit e Ajax-it

“Ne i provojmë gjithmonë në stërvitje, – ka pranuar trajneri Ten Hag. – Dimë si t’i gjuajmë dhe kemi një portier, Onana, që di si t’i presë”. Po cilët do të jenë pesë lojtarët e holandezëve që do të paraqiten te pika e bardhë nëse do të jetë e nevojshme? Duke u bazuar nga ajo që është parë deri tani në këtë sezon, futbollistët që kanë më shumë shanse të përzgjidhen për lotarinë e penalltive janë: Tadic, Huntelaar, Dolberg, De Ligt, Schöne, Veltman.

Related posts

“Plaket” Nainggolan/ Shihni si duket pa një dhëmb (FOTO)

Q.Autor

U MBYLL MERKATO E VERËS/ Njihuni me “Top 15” transferimet më të shtrenjta, spikasin blerjet e Premier

Delo.autor

“MILAN ARGËTUES, MORA PËRGJIGJET E DUHURA”/ Pioli: Ibrahimovic të falenderojë shokët, për Kjaer shpresoj që…

Delo.autor

Leave a Comment