Futboll Seria A Sport

VIJOJNË TRATATIVAT/ MODRIC i zhgënjyer nga REALI, Spalletti: Jemi të fortë edhe…

Real Madrid duket se nuk ka ndërmend të lërë Luka Modric t’i bashkohet Interit. Kroati u grumbullua një ditë më parë për trofeun Bernabeu të fituar kundër Milanit dhe madje luajti 15 minutat e fundit të ndeshjes. Edhe tifozët po bëjnë pjesën e tyre që ai të mos lëvize dhe mbrëmë i dhuruan një duartrokitje të gjatë, ndërsa Perez dhe të tjerët në Madrid nuk kanë asnjë qëllim ta lënë të lirë kshtu që as nuk e pranojnë se ka një çështje “Modric”.

Vetë lojtari nuk është dorëzuar ende dhe madje ka mbetur i zhgënjyer nga bllokada që i ka bërë Reali pasi i kishte deklaruar të premten presidentit të klubit dëshirën për t’u larguar. Sigurisht që numri 10 nuk ka ndërmend të futet në grevë, siç bëri pak a shumë bashkëkombasi i tij Kovacic që në fund u huazua te Chelsea, por përsëri është i acaruar, pavarësisht se në Spanjë flasin për një ronvim. Ai e di që edhe kohë nuk ka shumë e nëse niset për në Talin, ku do të luhet Superkupa e Europës me Atletico Madrid, nuk mbetet shumë hapsirë për bisedime.

Drejtuesit e Interit gjithashtu nuk e kanë konsideruar të mbyllur këtë çështje, ndërsa vetë trajneri Luciano Spalletti përpiqet ta marrë më shtruar. “Nuk e di nëse Modric do të vijë te ne, me këtë merret drejtori sportiv dhe duhet të pyesni atë”, tha italiani pas ndeshjes së të shtunës të fituar kundër Atletico Madrid. “Vetë fakti që një lojtar që ka fituar Champions League duket i interesuar për të luajtur tek Inter më mbush me gëzim. Nuk e di nëse me kroatin do të ishim një skuadër më europiane, klubi sigurisht është treguar i zoti që ka shprehur interesim, por nëse nuk vjen sepse Real nuk e lëshon, ne vazhdojmë të jemi të fortë edhe pa të. Nëse vjen do të ishim shumë të fortë”.

Related posts

ZYRTARE/ Ecuria e gjatë negative, klubi i Serisë A shkarkon trajnerin italian

Delo.autor

Bonucci gjithmonë e më LARG Milanit, Gattuso jep lajmin e HIDHUR për kuqezinjtë

Isa.Autor

DINAMO-PARTIZANI/ Pritet të luhet derbi i kryeqytetit në “Air Albania”, policia me plan masash

Delo.autor

Leave a Comment