Futboll Seria A Sport

SUPER TALENTI BRAZILIAN/ Ka shënuar 18 GOLA: Në JANAR më prisni në MILANO

Dashuria mes talentit brazilian të futbollit Gabigol dhe skuadrës së Interit nuk lindi asnjëherë edhe pse ai erdhi në Milano me shumë bujë dy vite më parë, duke realizuar vetëm një gol në 9 ndeshje ku u aktivizua me ekipin zikaltër. Lojtari është ende në pronësi të Interit, që e ka lëshuar në formë huazimi te skuadra e Santos, ku këtë vit, në 35 ndeshje arriti të realizojoë 18 gola.

Futbollisti 22-vjeçar duket i rilindur dhe është gati të provojë një aventurë të dytë me Interin, ndaj shprehet gati për skuadrën e trajnerit Spalletti. “Shpresoj që viti 2019 të jetë më i mirë për mua. Nuk e di ende ku do të luaj, por e sigurtë është që në janar do të jem tek Interi. Kur të jem në Milano do të ulemi e bisedojmë në një tavolinë të gjithë së bashku për të ardhmen time”, tha Gabigol.

Më tej, sulmuesi brazilian shprehet: “Mendoj se për një futbollist e rëndësishme është që të jetë i lumtur dhe të ketë vijueshmëri në rezultate. Kampionati brazilian është krejt ndryshe nga Seria A, ku herën e parë nuk um ambientova Ashtu si duhet. Nuk ka asnjë kampionat të lehtë, por shpresoj që pas 2 vitesh, në janar të qëndroj sërish tek Interi dhe të tregoj se sa vlej”, tha Gabigol.

Related posts

E FUNDIT/ Legjenda Pele shtrohet sërish në spital për trajtim të mëtejshëm, ja detajet…

Delo.autor

ASKUSH SI BAYERN/ Vendosin rekord në Champions. Festojnë Nagelsmann e Myler

F.autor

“Napoli ofroi 60 milionë euro për Icardin”

Q.Autor

Leave a Comment