Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Mateo KOVACIC kryen sot vizitat mjekësore tek GJIGNADËT ANGLEZ

Miliona euro u tha se ofroheshin për Mateo Kovaçiç. Flitej për transferimin në shumën e 50 milionëve, por tanimë ka ardhur huazimi i mesfushorit kroat. Këmbëngulja e tij për t’u larguar nga Reali i Madridit është shpërblyer dhe tashmë ai do të luajë në Premier Ligë.

Ende nuk ka ardhur zyrtarizimi, por “Sky” raporton se sot Kovaçiç do të kryejë vizitat mjekësore te Çelsi dhe më pas do të nënshkruajë me londinezët. Nuk bëhen me dije detaje të tjera të marrëveshjes mes klubeve, veç faktit që mesfushori kalon në Angli me formulën e huazimit.

Kovaçiç do të kërkojë të tregojë vlerat e veta te Çelsi. Mesfushori largohet nga Reali i Madridit pas tre sezonesh. Vjet ai është aktivizuar në 21 ndeshje në kampionat, por vetëm 10 prej këtyre përballjeve i ka nisur nga fillimi. Kjo ka bërë që 24-vjeçari të mendojë largimin dhe tashmë ai do të provojë të luajë në Angli.

Related posts

E BUJSHME/ BARCELONA interesohet për sulmuesin ITALIAN, ka shënuar 68 gola

Isa.Autor

SHOKOHET REALI/ Ramos “ngacmon” Nachon dhe zbulon vitin kur do lërë futbollin

Isa.Autor

Zyrtare, Juventus mposht Manchester United në garën për talentin e lindur në vitin 2003!

Sadik.Autor

Leave a Comment