Futboll Sport

AKUZA E MBAPPE: E pamë të gjithë, nuk mund të tolerohen këto gjëra, MË MASAKRUAN…

Paris Saint-Germain ka triumfuar përsëri dhe e ka bërë me një “poker” kundër Nimes. golat janë shënuar nga të gjithë yjet e sulmit: Neymar, Di Maria, Cavani dhe Mbappe. Por pikërisht ky i fundit, ndoshta i bezdisur nga faullet e vazhdueshme të pësuar, ka qenë protagonist i një gjesti të shëmtuar që i ka kushtuar kartonin e kuq të menjëhershëm në minutat e fundit të ndeshjes.

Në fundin e ndeshjes, sulmuesi francez ka folur për atë që ka ndodhur, duke kërkuar falje për reagimin, por duke mos u penduar për atë që ka bërë: “Nuk jam penduar, po ndodhi përsëri do të bëj të njëjtën gjë dhe do të kërkoj falje, por nuk mund t’i toleroj gjeste të tilla”, ka thënë kampioni i botës.

“Nuk kanë lidhje me futbollin. Nëse një lojtar ndërhyn me synimin për të marrë topin, nuk ka asnjë problem. Por ai nuk ka ndërhyrë për topin, e kemi parë të gjithë. Tani nuk ka rëndësi, do të mbrohem para Komisionit të Disiplinës”, ka përfunduar sulmuesi i PSG.

Related posts

LA LIGA PRAPASKENA/Mbappe dhe Rabiot u ndëshkuan për faj të… “El Clasico”

Isa.Autor

Presidenti i River Plate i hedh “benzinë zjarrit”: Lojtarët e Boca Juniors na kanë…

Isa.Autor

PORTIERI LUAN SI MESFUSHOR/ Ederson shënon dopietë dhe dhuron spektakël (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment