Futboll Seria A Sport

XHEST I MADH/ ​Genoa punëson ish-portierin që i mbijetoi SHEMBJES SË URËS

Klubi italian Genoa raportohet se e kanë punësuar ish-portierin Davide Capello, i cili i mbijetoi për mrekulli shembjes së urës Ponte Morandi. Ish-portieri i Cagliarit, Capello, kishte qenë duke udhëtuar nën urë, kur ajo u shemb më 14 gusht, duke i vrarë 43 persona dhe lënduar dhjetëra të tjerë, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse vetura e tij kishte ngecur 30 metra nën urën e shembur, Capello arriti të shpëtojë i palënduar.

Tani gazeta Il Secolo XIX raporton se Genoa i kanë dhënë Capellos punën si trajner i portierëve në akademinë e klubit, për U-14.

Capello ishte pensionuar para pesë viteve nga kubi italian Savano, ndërsa momentet më të rëndësishme të karrierës së tij i kishte kaluar me Cagliarin, për të cilët kishte luajtur për dy vite, nga 2003 deri në 2005.

Related posts

FORMULA 1/ Antoneli s’ndalet, në Kanada vjen triumfi i katërt radhazi i adoleshentit italian

F.autor

“FITORJA E SHAQIRIT”/ Trajneri i Belgjikës, Martinez: Ne harruam të mbrohemi ndaj Zvicrës

Isa.Autor

E BUJSHME/ Tifozët e Atleticos ndalojnë yllin e skuadrës, i kërkojnë të dëmtojë në stërvitje… Griezmann

Delo.autor

Leave a Comment