Futboll Sport

Andi Lila fiton “derbin” me Bashën/ Aris pëson humbjen e parë në kampionat

PAS Janina e Andi Lilës ka mposhtur Arisin e Migjen Bashës me rezultatin 1-0 në sfidën e vlefshme për javën e 4 të Superligës greke. Të dy futbollistët shqiptarë u aktivizuan titullarë, teksa Basha u ndërrua nga trajneri në minutën e 80-të.

Një autogol i Delizis ne minutën e 65-të i dhuroi fitoren vëndasve, të cilët e shohin veten në vendin e 6-të në kuotën e 6 pikëve. Paraqitje e kënaqshme për 2 mesfushorët e Kombëtares, kur ai që spikati më tepër ishte Andi Lila.

Ndërkohë për Aris kjo ishte humbja e parë në kampionat. Për sa i përket Mërgim Mavraj, ai nuk ishte i disponueshëm për këtë përballje.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas një aksioni fantastik nga “La Roja”, Fornals ndëshkon Kosovën me një “PREDHË” (VIDEO)

Delo.autor

Golashënuesit më të mirë në Premier League (FOTO)

Q.Autor

“EURO 2020″/ Pas një aksioni fantastik nga belgët, Hazard ndëshkon Portugalinë me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment