Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ECURIA FANTASTIKE/ Sulmuesi Broja kryeson listën e golashënuesve “Kuqezi”, 19-vjeçari lë pas Uzunin me shokë

Shqipëria ka një brez të artë sulmuesish, dhe jo vetëm. Me paraqitjet e kuqezinjve nga starti i sezoneve deri më tani, Armando Broja është kryegolashënuesi kuqezi.

Me nëntë gola të shënuar në kampionat, 19-vjeçari lë pas edhe një super sulmues të pjekur tanimë dhe me eksperiencë si Myrto Uzuni që ka gjetur rrugën e rrjetës tetë herë në Hungari.

Nëse do të konsiderohen edhe kompeticionet e tjera, beratasi kalon në avantazhi me dy gola në kualifikueset e Championsit dhe një gol në grupe ndaj Juves, ndërsa Broja shton vetëm një gol në gjysmëfinalen e Kupës së Holandës. Megjithatë, kryesore është që bomberat e Kombëtares janë të gjithë në formë, pa harruar Cikalleshin dhe Manajn.

Related posts

E ÇUDITSHME/ Ja shteti me fabrikën e sulmuesve më të kompletuar në planet

Delo.autor

E PAPRITUR/ Merret vendimi drastik në Europian, në sfidën Angli-Ukrainë do të luhet në…

Delo.autor

Nuk ka oferta për uellsianin, Gareth Bale merr vendimin për të ardhmen

Sadik.Autor

Leave a Comment