Futboll Sport

BEFASON KLOPP/ NEYMAR e ekzagjeroi në Botëror? Për mua u tregua SHUMË i …

Jurgen Klopp, megjithëse do të jetë kundërshtar në ndeshjen e së martës teksa Liverpool dhe Paris Saint-Germain do të ndeshen në Champions League, çuditërisht është treguar një aleat i yllit brazilian Neymar. E gjithë vëmendja do të jetë te Neymar pas skenave teatrale të shfaqura gjatë Kupës së Botës.

Duke folur në konferencën e shtypit, Klopp shprehet: “Nuk i ndjek këto gjëra por kur pashë disa ndeshje të Botërorit njerëzit po thonin se ai shpeshherë e ekzagjeronte.

“Unë mendova se u tregua i zgjuar që mbrojti veten e tij. Por nuk keni pse merakoseni, ne nuk do të mundohemi ta dëmtojmë. Ne luajmë futboll dhe duam të fitojmë topin, ne nuk merremi me këto gjëra; do të mundohemi të shmangim pasimet drejt tij, kështu mund të shmanget që ai të fitojë duele, një punë e vështirë.

“Nuk jam i sigurt nëse është 100% e mundur ta ndalësh. Ai është një lojtar fantastik. Në Botëror nuk ishte mirë fizikisht? Ai erdhi nga një dëmtim, dhe askush nuk e pyeti ‘A mund të luash’?

“Ai mori përgjegjësinë për të luajtur për vendin e tij. Dëmtimi e detyroi të mbrohej më shumë se zakonisht, kaq. Nuk mendoj se është një person që kërkon të bëjë skena pasi përndryshe nuk do të luante futbollin që luan.”

Related posts

BEFASOHET NGA PREMIER LEAGUE/ Sulmuesi Werner: Në Bundesliga nuk i gjen lojtarë të tillë

Delo.autor

FITORE DRAMATIKE/ Vllaznia mposht Partizanin në “Air Albania” falë golit të Marku

Delo.autor

DËSHTOI NË AVENTURËN ME KLUBIN BELG/ Ja skuadra e radhës ku do të luajë sulmuesi Durmishaj

Delo.autor

Leave a Comment