Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Monaco-Atletico: Përballja e dy ekipeve që dështuan sezonin e kaluar

Monaco, finaliste e Champions League në sezonin 2003/04, do të presë kampionët e Europa League, Atletico Madrid, në ndeshjen e parë të Grupit B mbrëmjen e kësaj të marte. Kjo do të jetë përballja e parë mes këtyre dy skuadrave.

Skuadra e Leonardo Jardim do të kërkojë të shlyejë paraqitjen zhgënjyese të bërë në sezonin e kaluar, ku nuk ka arritur të fitojë asnjë nga gjashtë ndeshjet e luajtura në fazën me grupe (2 barazime, 4 humbje).

Gjithashtu, francezët nuk kanë marrë një fitore në tetë ndeshjet e fundit të Champions-it (2 barazime, 6 humbje), ecuria më e keqe në historinë e klubit. Ndërkohë, pasi fitoi vetëm një nga gjashtë ndeshjet e luajtura në fazën e grupeve të vitit të kaluar (1 fitore, 4 barazime, 1 humbje) Atletico doli në vendin e tretë dhe kaloi në Europa League, duke e fituar këtë kompeticion.

Skuadra e Simeone do të ketë përballë një ekip që ka humbur katër takimet e fundit të Champions-it që ka luajtur në shtëpi, duke pësuar të paktën dy gola në secilin prej tyre. Te dy skuadrat kanë shënuar gol në 10 nga 12 takimet e fundit të Monaco.

Related posts

STATISTIKAT/ Përsëri i jashtëzakonshëm me Romën, shikoni vlerësimet për Marash Kumbullën… (FOTO)

Delo.autor

“VENDOSJA BASTE ME PETULLA…”/ Lukaku tregon episode interesante nga rinia: Si shënova 25 herë brenda dhjetorit

Delo.autor

Ronaldo prezanton fanellën e Portugalisë për “Botërorin 2018”

Sadik.Autor

Leave a Comment