Futboll Gossip Sport

David Beckham “kapet mat” me një femër. Si do t’i marrë Victoria këto foto… (FOTO)

Të mërkurën, David Beckham postoi emrin dhe logon e klubit të tij të ri të futbollit në Instagram. Për të festuar këtë ditë, ish-futbollisti i njohur anglez u shfaq në shoqërinë e mirë të disa pijeve në pishinën e një hoteli në Miami dhe, natyrisht, vazhdoi me një… kurs flirtimi.

Ndërsa David po rrinte shtrirë në një shtrat plazhi, një grua e panjohur u bashkua me të. Të dy u fotografuan duke biseduar me entuziazëm. Menjëherë pas kësaj, David me sa duket i tregon diçka në telefonin celular mysafires së panjohur (ndoshta numrin e telefonit). Në këtë rast, natyrisht mediat kanë ringritur pyetjen: A është Beckham një flirtues me femra të tjera dhe si do t’i pres Victoia këto foto?

Nuk do të jetë befasi, pasi të gjithë e besojnë një gjë të tillë, teksa burri i ish-“Spice Girl” Victoria, është pikasur herë pas here në shoqërinë e femrave të çuditshme. Edhe thashethemet se ka xhelozi të madhe mes çiftit, se David e ka tradhtuar gruan e tij, vazhdojnë e vazhdojnë.

Prej 19 vitesh, Victoria (44 vjeçe) dhe David Beckham (43 vjeç) janë të martuar. Katër fëmijë e kurorëzojnë dashurinë e tyre. Por, në bazë të këtyre fotove të fundit, duket se “Beckhamët” po kërkojnë moshën e akullt, në vend të dashurisë së hekurt. Nga Anglia, me siguri Victoria nuk e pëlqen faktin se David shpenzon gjithnjë e më shumë kohë në Miami sesa në shtëpi, në Londrën perëndimore.

A është martesa e çiftit në rrezik? Edhe kjo pyetje ringihet sërish. “Të gjitha janë të pakuptimta”, – u shpreh çifti kohët e fundit nëpërmjet një zëdhënësi. “Mirror”, gjithashtu, e konfirmoi këtë: “Nuk ka divorc në horizont, asnjë ndarje. Këto janë të gjitha mesazhe të pavërteta të mediave sociale”.

Related posts

NUK NDALET TELENOVELA “ICARDI-WANDA”/ E çuditshme, komenti i vjehrrës të sulmuesit bëhet viral në internet (FOTO)

Delo.autor

“ÇDO TRAJNER SHEH MUAJIN JANAR SI NJË MUNDËSI PËR…”/ Koeman: Kam bërë gati listën e largimeve dhe afrimeve

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Roma-Real Madrid, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment