Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Rikthehet shtetrrethimi: Elbasan Arena gjithnjë e më i shkretuar

Para Euro 2016, ndeshjet e luajtura në Elbasan, qoftë edhe miqësore, shihnin një numër rekord tifozësh, me biletat të shitura ditë përpara, kujtoni ndeshjet kundër Armenisë, Serbisë, Francës e Danimarkës, ku numri i tifozëve në stadium vërtitej te 12 mijët.

Ndërkaq, në nëntor 2016 erdhi Izraeli në Elbasan dhe u bë nami, u luajt në gjendje shtetrrethimi dhe për pasojë avulluan rreth 5 mijë tifozë. Ishte situatë e jashtëzakonshme, Izraeli kishte frikë atentatet terroriste, por duket se kjo frikë nuk i ndahet dhe sërish sot do të luhet në masa ekstreme sigurie.

“Është e nevojshme që sportdashësit të paraqiten në stadium 3 orë para fillimit të ndeshjes për të akomoduar në tribunat sipas biletave që kanë blerë, për të lehtësuar punën e Policisë së Shtetit dhe të stjuartëve”, thotë Policia e shtetit, që do të jetë në Elbasan e gjitha: policia vendore, Repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë, Reparti Special “RENEA”, Reparti Special “DELTA”, njësia antieksploziv, Policia Rrugore, Policia Kriminale, Policia Kufitare për kontrollin e shtetasve dhe Mossad-i famëkeq i Izraelit, që si zakonisht do na tregojë a ka rrezik terrorizmi, apo Izraeli mund të fitojë pa pasur frikë.

Si zakonisht, çmenduria shqiptare nuk ndalet, sepse në stadium nuk lejohen as çelësa shtëpie e as makine, një idiotësi të cilës askujt nuk i thotë “stop”, ashtu si nuk reagon askush për urdhrin për të mos futur ujë në stadium, pa harruar spektaklin tragjikomik me shprehje të tipit “Strukturat e Policisë së Shtetit po monitorojnë rrjetet sociale për identifikimin e individëve dhe grupeve që mund të bëjnë thirrje për nxitjen e fenomenit të ekstremizmit”. Njësoj si të thuash: “Të dashur terroristë, mos përdorni Facebook se do iu kapim”.

Me pak fjalë, shqiptarët janë bagëti që duhet të futen në shtrungë pa bërë zë dhe në rresht për një që prej pres 6 sot në mbrëmje, e pakta. Për çfarë? Për të parë një ndeshje futbolli dhe një skuadër që nuk dhuron emocione prej kohësh?

Me shumë gjasa, sot do të shohim një stadium bosh me shifra rekord, pasi nuk mbahet mend ndeshja e fundit zyrtare ku stadiumi ka pasur më pak se 30% të kapacitetit me tifozë. Ndoshta në pjesën e dytë hapen dyert dhe qindra policët që kanë vërshuar në Elbasan do të futen për t’i dhënë një dorë kombëtares.

Related posts

KËRKON PËRFORICME/ Nuk ka rinovim për Di Maria-n, PSG vë në shënjestër dy lojtarë për ta zëvendësuar

Delo.autor

NGA JUVENTUSI DERI TEK LOJTARI MODEL/ Joao Cancelo rrëfen: Kur stërvitesh me më të mirët…

Delo.autor

MESSI SËRISH JASHTË/ Rrezikon edhe duelin me Mançester Sitin në Champions

Delo.autor

Leave a Comment