Futboll Sport

Tite i jep fund rotacionit/ Zgjedh kapitenin e përhershëm të Brazilit, lojtarin që nuk e duan TIFOZËT

Trajneri i Brazilit, Tite, ka konfirmuar se Neymar do të jetë kapiteni i përhershëm i Brazilit. Para fillimit të Kupës së Botës 2018 dhe gjatë turneut, trajneri ka bërë një rotacion të shiritit, që i është besuar lojtarëve të ndryshëm të skuadrës, me synimin për t’i bërë të gjithë të ndihen përgjegjës për ekipin.

Megjithatë, Tite ka bërë të ditur këtë të premte se Neymar do të jetë kapiteni i përhershëm i Brazilit: “Dua të bëj të ditur se i kam dhënë fund rotacionit për shiritin e kapitenit. Neymar është pjekur shumë në vitet e fundit dhe është gati për të marrë këtë detyrë të re”, ka thënë tekniku i pesë herë kampionëve të botës.

Vetë lojtari ka thënë: “E pranoj këtë përgjegjësi, sepse kam mësuar shumë dhe do të mësoj shumë. Do të jetë një gjë e mirë për mua, por nuk do të ketë asnjë rëndësi nëse nuk luaj mirë”, ka thënë ylli i PSG-së.

“O Ney” e ka mbajtur shiritin e kombëtares më parë gjatë Lojërave Olimpike të Rios 2016, por më pas vendosi të hiqte dorë.

Related posts

DRAMË NË CHAMPIONS/ Shakhtari trondit “Los Blancos”, spanjollët zgjohen me vonesë

Delo.autor

DHUNA NDAJ ARBITRRIT NË SUPERIORE/ Eldorian Hamiti gjithnjë në TELASHE prej…penalltive. Çfarë ndodhi 1 vit më parë (VIDEO)

F.autor

Harry Kane, kërcënon Juventusin

Q.Autor

Leave a Comment