Futboll Premier League Sport

DËMTIMI I RËNDË/ De Bruyne sfidon kohën dhe mjekët: Do të jem në atë ndeshje

Kevin De Bruyne pret të jetë në dispozicion të skuadrës së tij për derbin e nëntorit në Manchester, pasi mesfushori i Manchester City vazhdon rehabilitimin e një lëndimi në gju. De Bruyne, lojtari i kampionëve të Anglisë, pësoi dëme në ligamentin kolateral gjatë një seance stërvitore, në gusht.

Mjekët bënë një parashikim fillestar prej rreth tre muajsh, sa do t’i duhej ndërkombëtarit belg për t’u riaftësuar plotësisht, duke e lënë pjesëmarrjen e tij në derbin e 11 nëntorit me Manchester United, në stadiumin “Etihad”, në dyshim. Por, De Bruyne beson se rimëkëmbja e tij po ecën mjaft mirë dhe rikthimi në fushë mund të ndodhë para afatit të parashikuar nga mjekët.

“Unë ende kam nevojë për tri, katër, pesë javë pushim, por po shikoj nga derbi i Manchesterit, – tha belgu për HLN, në prezantimin e “FIFA19”. – Shpresoj se mund të kthehem së shpejti, ta ndihmoj skuadrën time dhe të luaj mirë. Kam besim se do të kthehem pas pushimeve të ardhshme ndërkombëtare, duke pasur si ovjektiv të luaj në derbi”.

Skuadra e Pep Guardiola-s është e pamposhtur në pesë ndeshjet e para të sezonit të ri në Premier League, por ka dy pikë më pak se Liverpool dhe Chelsea. “Qytetarët” regjistruan një start zhgënjyes në Ligën e Kampionëve, duke u mundur në mënyrë të papritur 2-1 në shtëpi nga Lyon, të mërkurën.

Related posts

ROMA-MILAN/ Pasi VAR akordon një penallti, mesfushori Kessie nuk gabon nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

FITUAN NDAJ PORTUGALISË/ Lojtarët serbë festojnë me simbole politike nacionaliste. A do dënohen nga UEFA?

Delo.autor

SKANDAL NË ANGLI/ Tifozët futen në fushën e lojës dhe zihen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment