Futboll Sport

DËSHTUAN NË MERKATO/ Mourinho: E dija se ky sezon do të jetë “FERR”

Fillimi i dobët i Manchester Unitedit në sezonin e ri të Premierligës nuk e ka habitur trajnerin e skuadrës, Jose Mourinhon, i cili ka thënë se ai e kishte ditur se ky do të ishte një sezon i vështirë për ta edhe para se të fillonte. Unitedi kanë mbetur prapa rivalëve të tyre pasi e kanë startuar sezonin e ri jo aq mirë sa disa ekipe si Liverpooli, Chelsea dhe Tottenhami, të cilët i kanë fituar të gjitha ndeshjet që i kanë pasur deri më tani.

Trajneri portugez tani është nën presion për të arritur rezultate më të mira pasi që klubi i tij ka pësuar disfatë në dy ndeshje radhazi, kundër Brightonit si mysafir me rezultat 3-1 dhe kundër Tottenhamit në shtëpi me rezultat 3-0. Ky është fillimi më i keq i një sezoni për “Djajtë e kuq” në 26 vitet e fundit.

Mourinho kishte qenë shumë i zemëruar me bordin drejtues të Manchester Unitedit për shkak të punës së tyre gjatë afatit kalimtar. Ata nuk kishin arrirë t’i transferonin lojtarët e kërkuar nga trajneri, duke blerë vetëm Fredin, Diogo Dalotin e lënduar dhe portierin Lee Grant, i cili është vetëm si opsion i dytë.

Për shkak të këtyre dhe gjendjes brenda klubit, Mourinho e kishte parashikuar se Manchester Unitedi nuk do ta fillonte mirë sezonin e ri. Ai thotë se tani duhet të fokusohen që ta fitojnë secilën ndeshje të ardhshme dhe të mos mendojnë që nga tani për tituj.

“Kam thënë në verë, para se të fillonte gara. Por, tani vlen edhe më shumë. Dy humbje janë dy humbje. Ne ende kemi edhe 37 lojë të këtij sezoni. Kjo gjë nuk do të ndryshojë për shkak të gjashtë pikëve që kemi humbur”, ka thënë Mourinho.

“E dija se ky do të ishte një sezon i vështirë sepse e dija edhe për sezonin e kaluar se do të ishte shumë, shumë, shumë i vështirë”.

“Synimi ynë është që të fitojmë kundër Burnleyt. Pastaj, duhet të fitojmë kundër Watfordit. Ky është synimi ynë. Ne kemi ndeshje çdo javë dhe synimi ynë është që t’i fitojmë këto”.

“E dimë se në Ligën e Kampionëve, ne do të duhet të përballemi me pretendentët kryesorë, Juventusin. Ata gjithmonë ishin pretendentë, por tani e kanë bërë veten pretendentë kryesorë”.

“Ata nuk e kanë fshehur faktin se investimet që kanë bërë, i kanë bërë për ta fituar Ligën e Kampionëve. Por edhe kundër këtij klubi të madh, ne do të tentojmë të fitojmë”.

Related posts

SKANDAL/ Akuza për mashtrim dhe pastrim parash, arrestohet presidenti i klubit portugez

Delo.autor

MILAN-TONALI/ Cellino zbulon ofertën e çmendur që lojtari ka refuzuar për Djallin

Delo.autor

SHKËLQEU NË COPA AMERICA/ Barcelona shfaq interes për yllin argjentinas të Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment