Futboll Sport

E KËRKUAN TË GJITHË/ Draxler: Spekulime, nuk kam pasur asnjë kontakt me…

Julian Draxler ka mohuar mbajtjen e bisedimeve me Bayern Munich dhe thotë se është i lumtur me jetën në Paris dhe eksperiencën te kampionët e Francës. Gjermani bëri 30 paraqitje në Ligue 1, sezonin e kaluar, por vetëm 19 prej tyre ishte startues (titullar), si Neymar, Kylian Mbappe apo Edinson Cavani.

Është sugjeruar se Draxler, 24 vjeç, mund të jetë në shënjestër nga Bayern Munich vitin e ardhshëm, i cili ka gjasa të kërkojë të zëvendësojë veteranët e krahut, Franck Ribery dhe Arjen Robben, në fund të sezonit.

Draxler, megjithatë, insiston se tani nuk është koha për një diskutim të tillë. “Bayern Munich është klubi më i suksesshëm në Gjermani. Gjithçka tjetër është spekulim, – i tha ai “Sport1”. – Unë kurrë nuk kam pasur kontakte me ndonjë zyrtar nga Bayerni”.

Draxler, i cili u bashkua me PSG nga Wolfsburg në janar 2017, beson se nuk ka arsye të largohet nga “Parc des Princes”, pasi ai ishte i përfshirë shumë në fitimin e titullit të Ligue 1, “Coupe de la Ligue” dhe “Coupe de France”, sezonin e kaluar. “Nuk pashë asnjë arsye për të ikur, – shtoi ai. – Konkurrenca është e lartë, sidomos në pozicionin tim, me Mbappe dhe Neymar, që luajnë atje, aktualisht dy lojtarët më të mirë në botë, ose të paktën ato që unë mendoj se do të jenë në të ardhmen.

Shenjat nuk kanë ndryshuar, kam luajtur 47, 48 ndeshje sezonin e kaluar dhe jam i bindur se do të luaj edhe në këtë sezon. Më pëlqen klubi dhe qyteti, ndihem rehat, edhe për këtë arsye nuk ka arsye për të kërkuar një mundësi që të largohem”.

Ka pasur edhe zëra se Draxler mund të kthehet te Schalke këtë vit, por ai thotë se kjo nuk ishte kurrë një mundësi: “Schalke do të jetë me mua gjatë gjithë jetës time, është e qartë, por një rikthim nuk ishte temë këtë verë”.

Related posts

Porosia e Iniestës për Barçën për të shmangur gabimin kolosal

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Trajneri i AEL u druhet tifozëve shkodranë: Më të mirë në shtëpinë e tyre

Delo.autor

MILANI, goditje të dyfishtë me Castillejon, e DASHURA e spanjollit është…

Isa.Autor

Leave a Comment