Futboll Premier League Sport

MPOSHT KONKURRENCËN ME RIVALIN/ Arsenal gati 30 milionë euro për yllin…

Arsenali ka mposhtur konkurrencën e Tottenhamit, për të marrë shërbimet e mbrojtësit 18-vjeçar të Saint Ettienit, Willian Saliba.

Ky i fundit shkëlqeu këtë sezon në Ligue 1 dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve, por “Gunners” ia dolën të bindin klubin francez, për ta marrë në Londër.

Arsenali ofroi 30 milionë euro për kartonin e mbrojtësit dhe pranoi që Saliba të qëndrojë edhe për një vit te Saint Ettien, për të luajtur rregullisht dhe për të fituar më shumë eksperiencë.

Qendërmbrojtësi ka luajtur 19 takime në Ligue 1 dhe që prej muajit shkurt u shndërrua në një titullar të padiskutueshëm te Saint Ettien, që nga ana tjetër këmbënguli ta mbajë edhe një sezon në Francë.

Related posts

MAHNITI BOTËN E FUTBOLLIT NË “CAMP NOU”/ Allegri sqaron: “Pleshti” për Ronaldon është…

Delo.autor

“PËR TË ARRITUR CHAMPIONSIN DUHET BESIM”/ Flet trajneri Pioli: Ajo që bëri Suso ndaj Spalit…

Delo.autor

Roncero shpërthen në lot pas golit të Ronaldos ndaj Juventusit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment