Futboll Seria A Sport

DUAN CHAMPIONSIN/ Allegri ëndërron dy blerjet e “pamundura” (EMRAT)

Pikë të plota në kampionat, katër fitore në po aq ndeshje të luajtura. Tani është radha të sulmohet suksesi në Champions League. Për Juventus nis një rrugëtim drejt fitimit të trofeut më të rëndësishëm për klube në Europë. Pasi u përforcuan gjatë verës me Emre Can, Cancelo e mbi të gjithë me Cristiano Ronaldo, bardhezinjtë përgatiten maksimalisht për suksesin. Objektivi i deklaruar është ai i fitimit të trofeut të Champions League. Për ta bërë duhet versioni më i mirë i “Zonjës së Vjetër”, por trajneri Allegri mendon për atë që mund të jetë skuadra e ardhshme me dy ëndrra të qarta në mendje.

Nuk ka qenë kurrë një sekret: ëndërra e parë e Massimiliano Allegri ka qenë gjithmonë Isco. Që nga koha kur spanjolli ishte rezervë te Real Madrid, e pranë largimit nga Galaktikët, deri tani që është shndërruar në lider të Los Blancos. E kishte tentuar që më parë, por nuk ishin pjekur kushtet e duhura për një transferim të mundshëm. Tashmë, pas afrimit të Cristiano Ronaldo, gjithçka duket më e mundshme për Juventus. Pikërisht për këtë arsye mesfushori ofensiv spanjoll mund të jetë objektivi numër një për merkaton e ardhshme bardhezi.

Duke vijuar referimit të mediave italiane, vijon me ëndrrën numër dy të teknikut të Juventus, bëhet fjalë për një kampion bote, N’Golo Kante. Trajnerit të kampionëve në fuqi të Italisë i pëlqejnë kjo natyrë futbollistësh. Fizik, vrap dhe shumë seriozitet në shërbim të skuadrës. Mesfushori i Chelseas është emri tjetër për të cilin Allgeri do të bënte çmenduri. Për një Juventus më të fortë, mbase më të fortin e të gjitha kohërave, zbulohen dy emrat që do të mposhtnin çdo rival. Mbeten vetëm ëndërra, por i tillë ishte edhe CR7, që tashmë është realitet te bardhezinjtë.

Related posts

VENDOSET E ARDHMJA E FERNANDO LLORENTE/ Mbërrin në Itali për të kryer vizitat mjekësore tek klubi i ri… (VIDEO)

Delo.autor

Mourinho kërkim qendërmbrojtës/ Cili prej tyre mund të shkojë në Old Trafford në janar?

Isa.Autor

TITULLI KAMPION NË SERIE A/ Për kuotuesit e basteve Juventus është rikthyer. Ja favoritet për fitimin e trofeut…

Delo.autor

Leave a Comment