Futboll Premier League Sport

DUELI I TITULLIT/ Hazard rrezikoi shumë kundër Liverpool: Nuk mund të vazhdoj kështu…

Një gol është gjithmonë i rëndësishëm, akoma më shumë kur i dhuron skuadrës kualifikimin kundër Liverpool në kupë. Nëse më pas bëhet fjalë për një realizim “alla Messi”, atëherë është e drejtë që të festohet më me shumë entuziazëm.

Eden Hazard është aktivizuar nga stoli në ndeshjen e Kupës së Ligës dhe i ka dhuruar fitoren Chelsea-t të tij me një gol të çmendur. Por, siç ka bërë të ditur vetë ai në kanalin zyrtar të “Bluve”, duket se ka ekzagjeruar pak me festimin dhe ka rrezikuar të mos ishte në dispozicion për përballjen e dytë me skuadrën e Klopp.

Kjo ka ndodhur për faj të një zakoni që e kanë shumë futbollistë, por që është shumë i rrezikshëm. Rrëshqitje me gjunjë pas golit është një mënyrë klasike festimit në të gjithë botën, por ndoshta nuk është ajo më e sigurta. Në fakt, nuk është e këshillueshme që një pjesë e trupit të fërkohet me tokën për disa metra.

Kështu, belgu ka ndier diçka në rrëshqitje e sipër. Fatmirësisht nuk ka qenë diçka serioze për të, por bëhet fjalë për një problem që mund të shmanget dhe që duhet shmangur. Edhe pse, siç ka shtuar vetë Hazard, gjuri ka qenë në rregull gjatë aksionit të golit.

“Shiko, shiko festimin! Gjuri më ka rrëshqitur pak. Nuk mund të festoj më kështu kur shënoj, edhe pse gjunjët më djegin, më mirë ta shmang. Nuk do të festoj më kështu”, ka siguruar ylli i Chelsea-t.

Të shohim a do ta mbajë fjalën nëse shënon përsëri sot kundër Liverpool.

Related posts

“GABOVA ME TIFOZËT SHQIPTARË”/ Swiderski pranon fajin: Ndikuan emocionet e golit

Delo.autor

POLEMIKAT PËR KALIMIN E HAALAND TEK BARCELONA/ Agjenti Raiola tërbohet me deklaratën nga Spanja

Delo.autor

U LARGUA NGA RUSIA PAS 5 SEZONESH/ Prezantimi i mesfushorit Roshi tek skuadra e re, nis aventura “e acartë” hungareze e “raketës” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment