Futboll Premier League Sport

NË ANGLI JANË TË SIGURTË/ POGBA ka kërkuar LARGIMIN nga “Old Trafford”, e josh…

Mediat angleze raportuan sot se ylli francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba u ka kërkuar drejtuesve largimin nga “Old Trafford”, ku nuk po kalon një periudhë aspak të mirë, kjo edhe për shkak të marrëdhënieve me Jose Mourinhon.

Mësohet se Pogba ka kërkuar që të rikthehet sërish në Itali, te Juventusi, skuadër ku edhe shkëlqeu gjatë periudhës 2012-2016, duke shënuar 28 gola në 124 ndeshje dhe duke tërhequr vëmendjen e gjithë botës së futbollit.

Mesfushori francez kërkon të rikthehet në Torino që gjatë merkatos së janarit, i ndikuar edhe nga prezenca e Cristiano Ronaldos aty, bashkë me të cilin kërkon të triumfojë në Ligën e Kampionëve.

Vetë formula e Championsit këtë sezon e lejon Pogba, që pavarësisht se do të luajë fazën e grupeve me Manchester United, të luajë në fazën me eliminim me një tjetër skuadër, nëse vendos të ndërrojë ambient në janar.

Gjithsesi, deri atëherë Pogba duhet të përgatitet për të luajtur si kundërshtar me bardhezinjtë, të cilët janë në grup me Manchester Unitedin dhe do të përballen dy herë mes Shtatorit dhe Dhjetorit të këtij viti.

Related posts

NDODH NË NDESHJEN SAMPDORIA-FIORENTINA/ Pëllumbat “pushtojnë” fushën e blertë dhe i sjellin fat skuadrës vendase

Delo.autor

ZYRTARE: Schweinsteiger nënshkruan kontratë të re

Q.Autor

NIS MBJELLJA E BARIT/ Stadiumi i klubit të Kategorisë së Parë gati për dy javë

Delo.autor

Leave a Comment