Futboll Seria A Sport

TIFOZËT SURPRIZOJNË SKUADRAT PARA DERBIT/ Milan pritet me motorë ndërsa “Zikaltërit” me flamuj (VIDEO)

Do të luhet duke filluar nga ora 18:00, derbi i Milanos, me Interit dhe Milanit. Do të jetë një derbi ndryshe nga herët e tjera, kur jemi mësuar të shikojmë atmosferën elektrizuese të tifozerive, që këtë herë për shkak të pandemisë nuk do të jenë të pranishme.

Megjithatë pavarësisht se nuk do të jenë në stadium, nuk mund të mungonte mbështetja e tyre jashtë stadiumit, ku të dyja tifozeritë kanë dalë në rrugë për t’i dhënë zemër skuadrave.

Zikaltërit kanë pritur autobusin e skuadrës me flamuj, teksa më e veçantë ka qenë pritja nga tifozët kuqezinj. Këta të fundit kanë dalë para autobusit të gjithë me motorë dhe e shoqërojnë autobusin e skuadrës së tyre deri te stadiumi me motorë.

Related posts

KRIZA E THELLË TEK “KATALANASIT”/ Presidenti Tebas: Barcelona mund ta kishte mbajtur Messi-n, por Laporta…

Delo.autor

Sherri i Murinjos me Pogbanë/ Portugezi e provokoi qëllimisht përplasjen sepse…

Isa.Autor

ITALI-SPANJË/ Mbrojtësi Azpilicueta: Nëse do ta markojmë dhe do ta bllokojmë Jorginhon, mund të…

Delo.autor

Leave a Comment