Futboll Seria A Sport

E PAZAKONTË/ BONUCCI tradhton sërish JUVEN, DJALI firmos tek TORINO

Pasioni dhe tifozllëku në shtëpinë Bonuçi nuk është aspak i kushtëzuar dhe këtë e konfirmon më së miri babai juventin, me djalin e tij të madh, Lorenco, i cili është një simpatizant i “kushërinjve” të urryer bardhezinj, Torinos.

Dhe për të mos i shkelur kurrsesi ëndrrat e tij, Leonardo ka vendosur që t’i plotësojë dëshirën Lorencos (i lindur në vitin 2012, kur babai i tij festonte titullin e parë me Juven) dhe ta regjistrojë në radhët e “demave”, ku 6-vjeçari ëndërron që një ditë të luajë me fanellën e idhullit të tij, Andrea Beloti, bomberit të Torinos. Për më shumë, vetë Bonuçi e ka shoqëruar Lorencon në ditën e parë të grumbullimit, në qendrën stërvitore “Granata”.

Related posts

“EURO 2020″/ Zhvilloi performancë fantastike, ja kush është zgjedhur njeriu i ndeshjes Portugali-Gjermani…

Delo.autor

VLLAZNIA ME 17 AFRIME NË MERKATO/ Gati akordi për rikthimin e mesfushorit…

Delo.autor

ANGLEZËT “PUSHTOJNË” MADRIDIN/ Mbi 100 mijë tifozë për finalen e Championsit

Delo.autor

Leave a Comment