Futboll Sport

KUPA E KOMBEVE/ Fenomeni Salah shënon 2 gola, në fitoren e Egjiptit 6-0 kundër Nigerisë

Nuk është e zakonshme që një lojtar shënon dy gola dhe bën dy asistime në një fitore me rezultatin 6-0, dhe humbet dy penallti, mirëpo kjo i ka ndodhur mbrëmë Mohamed Salahut.
Qysh në minutën e parë në ndeshjen kualifikues të Kupës së Afrikës mes Egjiptit dhe Nigerit, sulmuesit të Liverpoolit iu prit një penallti, transmeton

Menjëherë pas kësaj, Salahu u kundërpërgjigj me dy asistime për golat e Marwan Mohsenit dhe Ayman Ashrafit.

Salahu edhe njëherë e gjeti vetën tek pika e bardhë e penalltisë, mirëpo përsëri iu mohua goli nga portieri i Nigerit, Daouda Kassaly.

Pas kësaj erdhi goli tretë për Egjiptin, që e shëno ylli i Liverpoolit, e që më pas, 26-vjeçari u kujdes edhe për golin e tij të dytë personal të ndeshjes, duke e shënuar golin me kokë për ta dërguar rezultatin në 5-0.

Mesfushori i Arsenalit, Mohamed Elneny, në fund shënoi golin e gjashtë për Egjiptin duke e vulosur fitoren e thellë ndaj Nigerit.

Related posts

U PËRLESHËN NË MARKET/ Ja momenti kur plagoset në stomak ish-futbollisti 20-vjeçar (VIDEO)

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Sulmuesi Ngo: Mund të rikthehem tek “Bardheblutë”, ja cila skuadër është favorite

Delo.autor

SERIA A/ Itali, këto janë skuadrat më të gjobitura të kampionatit

Sadik.Autor

Leave a Comment