Futboll Sport

E RËNDË/ TRAGJEDI NË FUTBOLL: 13 vjeçari VDES pas përplasjes së fortë me…

Futbolli holandez ndodhet nën gjendjen e shokut për vdekjen e portierit 13-vjeçar të skuadrës MvR të qytetit të Heerenberg që ndodhet 120 kilometër larg kryeqytetit Amsterdam.

Djaloshi ishte i angazhuar në një ndeshje të kampionatit të të rinjve, kur u përplas me kundërshtarin në mënyrë të dhunshme, e si për pasojë humbi menjëherë ndjenjat.

Të gjitha tentativat për ta rikthyer në jetë ishin të kota: i riu humbi jetën gjatë momentit kur po transportohej me urgjencë në spitalin e qytetit Nijemgen. Jan Dirk va nder Zee, kreu i futbollit amator në Federatën e Futbollit të Holandës njoftoi nëpërmjet rrjetit social “Twitter” ndarjen nga jeta të të riut duke shkruajtur: “Do të jemi aty për MvR”.

Related posts

ZBULON MOMENTET NGA KARRIERA E TIJ/ Figo rrëfen arsyen e “tradhtisë” së madhe: Ishte vendim jetik…

Delo.autor

Russell Crow, “Gladiatori” që thërret: “Forca Roma”! (FOTO)

Sadik.Autor

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Ndërron jetë në moshë shumë të re ish-lojtari i Romës

Delo.autor

Leave a Comment