Futboll Premier League Sport

KRIZË REZULTATESH TEK CHELSEA/ Higuain do të nxirret direkt në merkato nëse…

Tre gola për Gonzalo Higuain tek Chelsea, një skuadër që njeh krizë rezultatesh prej kohësh. Ardhja e argjentinasit në Londër nuk e ka zgjidhur problemin e trajnerit Sarri, i cili në fund të sezonit shikohet si i larguar nga “blutë”.

U largua mes të gjithë tensionit dhe hatërmbetjes nga Milan, me shpresën që do rikthehet ai Higuaini i dikurshëm me fanellën e Chelsea, por nuk po ndodh kështu. Gjatë këtij sezoni ka shënuar 11 gola në total, duke përfshirë eksperiencën e tij në Serie A dhe Premier League, shifra goxha të ulëta për 31-vjeçarin.

Chelsea ka të drejtë ta blejë për 36 milionë euro Higuainin, ose mund ta mbajë deri në verën e vitit 2020 për 18 milionë euro të tjera.

Gjithsesi e ardhmja e tij në Londër varet nga e ardhmja e Sarrit te Chelsea. Me situatën aktuale të krijuar, italiani duket se nuk do vijojë të jetë aty nga fundi i këtij sezoni, për faktin se ai e ka humbur fuqinë në dhomat e zhveshjes dhe drejtuesit nuk janë më të bindur nga projekti i tij.

Largimi i Sarrit do të ishte një udhëkryq për argjentinasin, që me të gjitha gjasat do të kthehet te Juventus nga klubi anglez. Në Torino i kanë idetë e qarta, Higuain do të nxirret direkt në merkato nëse Chelsea nuk e mban.

Related posts

8 legjendat që fituan Champions, Botëror, Topin e Artë

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Shënoi 20 gola dhe 8 asiste në sezonin e kaluar, klubi i Superligës prezanton sulmuesin brazilian…

Delo.autor

RONALDO NUK NJEH MOSHË/ 36-vjeç dhe më i shpejtë se 99% e Premier League. Para tij renditet vetëm…

Delo.autor

Leave a Comment