Futboll Sport

“EFEKTI I SHQIPONJËS”/ Mediat zvicerane nuk ndalen: Deklarata e SHAQIRIT ishte e…

Federata Zvicerane e Futbollit, më në fund shkon në ofensivë. Trajneri Petkovic dhe të gjithë lojtarët u përballën me mediat. Ishte një lëvizje e mirë, që ekipi të “kyçet” në Ligën e Kombeve dhe të demonstrojë frymën e grupit.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner pranojnë gabimin në rastin e festimit me “shqiponjë” dhe kërkojnë falje. Të paktën, Lichtsteiner dhe Xhaka patën sukses në kërkimin e faljes, që e bënë kryesisht pa gabime. Shaqiri pengohet në gabime njëri pas tjetrit.

Duket krejtësisht e panevojshme, që në mesin e fjalëve me të cilat ai kërkoi falje, shikon terma të tillë si “loja në male”. Ai derdhi përsëri karburantin e budallëqeve në zjarr. Po, zoti Shaqiri, ne jemi një vend malor. Por jo, zoti Shaqiri, jo të gjithë ata që jetojnë në male, janë nacionalistë të vegjël si ju, të pashpresë, të vjetëruar dhe të verbuar!

Por, me shpjegimet e djeshme, të paktën është krijuar baza për të shikuar përpara dhe për t’i dhënë fund temës së lodhshme. Traineri Vladimir Petkoviç mbetet kryesisht kokëfortë. Ai pohon se Granit Xhaka do ta udhëheqë kombëtaren zvicerane si kapiten në mungesë të Stephan Lichtsteiner. Ai tregon se nuk e njohu dimensionin e krizës së identitetit të ekipit të tij.

Të injorosh Yann Sommer për shërbimet e tij dhe të gradosh Xhakën në këtë hierarki do të thotë se përfaqëson diçka, që është e pakuptueshme. Veçanërisht nga vera e këtij viti, kur nevojitet të zhvillohet shumë më tepër energji integruese në këtë ekip heterogjen.

Related posts

Futbollistët e Argjentinës “bojkotojnë” vendin, vetëm 1 prej tyre kthehet në shtëpi

Isa.Autor

PROVIMI I FALSIFIKUAR NË ITALISHT NGA SUAREZ/ A rrezikon sulmuesi dhe Juventus? Ja çfarë parashikojnë rregullat

Delo.autor

COPA DEL REY/ Sulmuesi Garcias përfiton nga një gafë dhe zhbllokon sfidën ndaj Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment