Futboll Seria A Sport

Efekti “RONALDO” në Serinë A/ JUVES dhe FUTBOLLIT ITALIAN po i kthehet…

Cristiano Ronaldo është një minierë ari për futbollin italian. Nga transferimi i tij në Torino, nuk ka përfituar vetëm Juventusi, por të gjitha skuadrat përtej Adriatikut. Që kur CR7 mbërriti në Serinë A, impakti ka qenë shumë pozitiv për të gjitha ekipet e Serisë A. 100 milionë euro për kartonin e tij dhe 30 milionë të tjera çdo vit për pagën, mund të duken shpenzime jashtë logjikës për futbollin italian, por e vërteta është se pikërisht në aspektin ekonomik përfitimet janë të mëdha. Dhe jo vetëm në shtëpinë bardhezi.

Që kur Cristiano zbarkoi në Itali rreth dy muaj më parë për vizitat mjekësore, entuziazmi është rritur në maksimum. Uniforma pa fund të shitura dhe rritje eksponenciale e abonimeve për të qenë të pranishëm në “Juventus Stadium”.

Efekti “Ronaldo” u ndie në “Bentegodi” të Veronas që në takimin e parë zyrtar në futbollin italian. Publiku shpërtheu në ovacione që kur shkeli në fushën e blertë dhe pas çdo prekje të topit nga ana e tij. Tifozët kishin mbërritur nga çdo cep i Italisë, madje edhe nga jashtë, për të mos humbur debutimin e tij në Serinë A.

Cristiano është i aftë të lëvizë turmat dhe kjo përkthehet në nxitim për të blerë një biletë. Të gjitha stadiumet e Serisë A janë të mbushur plot e përplot, kur luan Ronaldo, nuk mund të gjesh më vende të lira. Biletat janë rritur në përqindje të madhe, aq sa në sfidën e parë, në Bentegodi, kushtonin nga 55 euro në sektorët pas porte, deri në 180 euro për një vend në tribunën kryesore. Juventusi me blerjen e tij, sado “e çmendur” që të duket, po u gjeneron të ardhura të gjitha skuadrave të Serisë A.

Të gjithë duan fanellën e Cristiano Ronaldos. E në këtë rast “arktëtarët” e Juventusit fërkojnë duart. Që nga momenti i zyrtarizimit të portugezit, në dyqanet zyrtare të klubit bardhezi, por edhe “online” janë shitur më shumë fanella se gjatë gjithë sezonit të kaluar. Dhe tani, për të blerë një fanellë bardhezi të CR7, duhet të presësh një muaj.

Sipas një studimi të bërë në Gjermani, nga muaji gusht shitjet “online” të Juventusit në Europë janë rritur me 145% krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Sigurisht që në Itali uniforma e Juves është më e kërkuara. E njëjta tendencë edhe në Austri, ndërsa në Spanjë dhe Britaninë e madhe është e shtata më e shitura. Pra, pavarësisht shumave të mëdha të shpenzuara për ta transferuar Ronaldon në Serinë A, Juventusit po i kthehet investimi.

Related posts

“VERILINDORËT” VAZHDOJNË PËRGATITJET INTENSIVE/ Skënder Gega “shkund” Kukësin. Trajneri pret më shumë…

Delo.autor

A ISHTE PËR KARTON TË KUQ? Ndërhyrje makabër e Lo Celso, VAR nuk akordon dënimin (VIDEO)

Delo.autor

Reali e mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Juventusit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment