Futboll Seria A Sport

PROSTITUTA PËR GJYQTARËT/ SUPER KLUBI nën hijen e SKANDALIT me dritë të kuqe

Një histori e errët, e karakterizuar nga mashtrimi dhe korrupsioni, që rrezikon të fusë në telashe Benfica-n. Skuadra portugeze, siç raportohet nga Correio da Manha, akuzohet së bashku me ish-avokatin Pedro Goncalves dhe dy zyrtarë të gjykatës, se ka tentuar të korruptojë gjyqtarë të ndryshëm, në mënyrë që të përcaktojnë rezultatet e ndeshjes. Përveç ryshfeteve u kanë ofruar gjyqtarëve edhe prostituta si shpërblim duke u paguar edhe dhomat e hotelit, në të cilat do të kalonin natën me ta. “ O Jornal Economico” thekson se ekzistojnë disa email që konfirmojnë këto akuza. Benfica u është përgjigjur me tone të ashpra këtyre akuzave nëpërmjet kanalit zyrtar të klubit duke i cilësuar të pabaza dhe ta pavërteta “Ne vazhdojmë të kemi të njëjtin qëndrim dhe në do të bëjmë gjithçka për të hedhur poshtë këto akuza absurde dhe të pajustifikuara. Jemi të gatshëm tu tregojmë të gjithëve se jemi të pafajshëm”..

Zbulimi i këtij informacioni, sipas mediave portugeze i atribuohet hackerit portugez Rui Pinto, në një artikull të titulluar “Merkato e Benficës”. Shkeljet e pretenduara nga prokurorët janë me të vërtetë të rëndë, bëhet fjalë për ryshfete aktive dhe pasive, favorizime personale e deri tek informacioni i rremë e shkelja e sekretit të drejtësisë. Një situatë e errët që kërcënon të shkatërrojë reputacionin e Benfica-s, që rrezikojnë rrezikon të mos marrë pjesë në asnjë aktivitet futbollistik për një periudhë nga 6 muaj deri 3 vjet.

Related posts

E BUJSHME/ Gazetari spanjoll sfidon Al-Khelaifin e PSG: Mbappe te Reali, po të them edhe datën (VIDEO)

Delo.autor

NDODH EDHE KJO/ Po festonte triumfin në Europa League, futbollistit të Sevilla-s tentojnë t’i grabisin shtëpinë

Delo.autor

CHAMPIONS U-19/ Eliminohet Vllaznia, tekniku Zmijani: Nuk fitohet duke ndenjur në fushë

Isa.Autor

Leave a Comment