Futboll Sport

EKSKLUZIVE/ Elvis Kotorri: Elbasani do Superligën, kombëtarja në rrugën e duhur, Strakosha spektakolar

Kategoria e parë nisi sezonin e 76 në të gjithë historinë e saj duke na befasuar me rezultatet e javës së parë. Në këtë kategori militojnë ekipe me peshë si Vllaznia, Dinamo, Beslidhja, Apolonia. Nuk ngelet pas as Elbasani kampion i Republikës së shqipërisë 2 herë.

Ekipi i cili këtë sezon drejtohet nga trajneri Eriol Merxha e nisi keq duke u mundur në start nga skuadra debutuese në këtë kategori, Orikumi. Për të na folur mbi atmosferën dhe objektivat e Elbasanit kemi intervistuar ekskluzivisht për AlpeNews.al një ikonë të futbollit shqipatr si Elvis Kotorri. Ish kapiteni i cili u tërhoq nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni do të jetë trajner i portierëve tek verdhezinjtë.

INTERVISTA E PLOTË:

1-Kotorri tashmë një emblemë e Futbollit Shqiptar dhe një legjendë e sportit Elbasanas. I dhe fund karrieres, por vijon ta ndjekësh me plot pasion ekipin e zemrës. Në cilësisnë e të qënit ish-kapiten i skuadrës, cilat janë objektivat e klubit për këtë sezon të ri?

Pas një periudhe të gjatë si një protagonist në futbollin e luajtur sezonbi i ri do të jetë një tjetër eksperincë po kaq e rëndësishme për mua. Pasi bëra zyrtar lajmin mbi tërheqjen nga futbolli, menjëherë me mirkuptimin e stafit drejtues të Elbasanit jam në rolin e trajnerit të portierëve. Klubi dhe skuadrën e njoh me sy mbyllur. Besoj se do ti marim ndeshjet një nga një. Humbaj në takimin e parë me Orikumin në transfertë nuk na demoralizon, përkundrazi na bën të kemi më tepër motiv për të ardhmen.

2-Keni bërë një merkato të mirë duke ofruar lojtarë me eksperiencë. Si është atmosfera në skuadër?
Merkatoja është cilësore dhe tashmë ka një koherencë të plotë në skuadrë ku nuk mungon harmonia në klub. Kam besimin e plotë në arritjen e objektivave të skuadrës në fund të sezonit.

3-Trajner i skuadrës është një emër që e njeh ambjentin si Merxha. A do ta synojë Elbasani superligën?
Nerxha është një njeri i zoti një ish futbollist i shkëlqyer. Klubi i elbasnit ka nderin të përfaqësohet nga një emblemë e futbollit elbasanas. Ka mbi supe eksperincë dhe di si fitohet.

4-Cilat janë gjërat që të janë stampuar në memorien në të gjithë karrieren e sukseshme, dhe pengjet me te medha?
Kam arritur shpesh të jem më i miri në rolin tim. Kam fituar shumë, por në futboll humbja është gjithmonë e paranishme. Rënia në kategorinë e dytë sezonin e shkuar ishte një moment i keq për mua si kapiten por edhe për fanellën e lavdishme të Eëlbasanit.

5-Duke qënë pjesë e futbollit shqiptar prej 2 dekadash, cilat janë problematikat më të mëdha?
Futbolli shqiptar ka bër goxha përmirsimi si në infrastrukturë por edhe në cilësi. Kur kujtoj si ishte kur unë fillova karrierën me atë që shohim sot diferencat janë të mëdha. Është luks të kesh stadiume si “Elbasan Arena” apo “Loro Boriçi”. E megjithatë problematikat janë prezentë kudo duke filluar te moshat dhe promovimi i tyre e deri tek paqartësitë e arbitrimit.

6-Në fund një koment mbi kombëtaren. A mund të pozicionohemi të parët në grup?
Ndeshja e fundit me Izraelin më ritheu optimizmin mua por besoj edhe të gjithë shqiptareve. Fitorja ishte e merituar dhe skuadra ka bërë progres në krahasim me takimet miqësore të humbura disa muaj më parë.

Po Strakosha?
Është një personalite në portë. Jemi me fat që kemi një portier si ai. Është ende i ri po ka një karrierë të shkëlqyer përpara. Shumë shpejt do të jetë në majat e futbollit botëror në rolin e tij.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

“ÇMENDURI” NË FRANCË/ S’ia kishte marrë kurrë mendja, futbollistit të PSG i ndodh e papritura me prostitutën

Delo.autor

Deschamps publikon 23 emrat për Rusi 2018, nuk mungojnë surprizat

Sadik.Autor

E ÇUDITSHME NË POLONI/ Parashutisti ndërpret ndeshjen, arbitri e ndëshkon (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment