Futboll La Liga Sport

Luis Enrique: Modric meriton shumë çmime, por më i miri në botë është…

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ishte të hënën përballë mediave në konferencën për shtyp të dhënë në vigjilje të përballjes së dytë të vlefshme për Ligën e Kombeve, që do të vërë Spanjën përballë Kroacisë në ndeshjen e të martës. “Më pëlqen optimizmi që është gjeneruar këtë moment. Gjëja më e mirë që mund të të ndodhë është që të lumturosh tifozët. Por profesionistët duhet të izolojnë veten nga euforia dhe të mendojmë për ndeshjen ndaj Kroacisë. Jemi dedikuar përgatitjeve të kësaj ndeshje”, deklaroi Luis Enrique.

“Nëse do të flisja për Kroacinë, atëherë do të flisja për Modric dhe Rakitic. Njëri prej të dyve duhet të fitonte çdo çmim. Por nëse flasim për trofeun e më të mirit në botë, unë do t’ja jepja atë Messit. Është një hap përpara të gjithë futbollistëve. Është tjetër gjë nëse flasim për tituj. Ky është opinioni im”, u shpreh ish-tekniku i Spanjës në lidhje me debatin mbi trofeun e futbollistit më të mirë në botë që do të akordohet nga FIFA në fund të këtij muaji.

Related posts

TIFOZËT DUAN SISTEMIN “VAR”/ Vendimi i tij vonohet vetëm 55.6 sekonda

Isa.Autor

“DUHET TË KEMI KUJDES PËR…”/ Rumenige i quan çmenduri kontratat e lojtarëve me shifra stratosferike

F.autor

NDESHJA NDAJ KOSOVËS/ Ja pse Anglisë i nevojitet fitorja kundër “Dardanëve”

Delo.autor

Leave a Comment