Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Ja si mund të kualifikohet SHQIPËRIA NË EUROPIAN (DETAJE) 

Liga e Kombeve është kompeticioni më i ri i UEFA-s, ku Shqipëria do të debutoj sot në mbrëmje në “Elbasan Arena”, kundër Izraelit. Në këtë turne marrin pjesë 55 shtet të Evropës, ndërsa janë ndarë në katër Liga: A, B, C dhe D, ku secila prej tyre ka katër grupe me nga tre dhe katër skuadra. Fituesja e çdo Lige do të fitojë të drejtën për të marrë pjesë autmoatikisht në Kampionatin Evropian, finalet e këtij kompeticioni do të luhet në verën e vitit 2019, për të shpallur edhe fituesin. Katër ekipet që i fitojnë grupet e tyre, do të kualifikohen për Final Four në qershor 2019. Formati do të jetë një ndeshje gjysmëfinale e ndjekur nga një finale, për secilën ligë dhe kështu fituesi i secilës ligë A, B, C dhe D fiton një vend në “EURO 2020”.

Nëse një kombëtare e ka siguruar kualifikimin përmes rrugës tradicionale, atëherë vendi i tij do t’i takojë ekipit tjetër të renditur më lart në ligën e tyre përkatëse. Po si mund të kualifikohet Shqipëria? Fillimisht kuqezinjtë duhet të fitojnë grupin e tyre ku kanë kundërshtarin Izraelin dhe Skocinë, më pas duhet të fitojnë përballjet në gjysmëfinale dhe fianle me rivalët në këtë Ligë. Në Ligën C, ku bën pjesë Shqipëria, janë gjithashtu Hungaria, Rumania, Skocia, Sllovenia, Greqia, Norvegjia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia dhe Lituania.

Këto shtetet janë ndarë në këtë mënyrë: Estoni, Finland, Greqi dhe Hungari janë në grupin 2. Qipro, Bullgari, Norvegji dhe Slloveni në grupin 3, ndërsa Lituani, Mali i Zi, Serbi dhe Rumani kompletojnë këtë Ligë në grupin e katërt. Në Ligën C do të ketë shumë derbe, ndërsa Shqipëria për të fituar një blitë në Evropian duhet të fitoj ndaj çdo kundërshtari që do të fitoj grupin e vetë. Formai i këtij kompeticioni është i tillë: Ekipet e secilës ligë do të luajnë ndaj njëra-tjetrës në shtëpi dhe në transfertë mes muajve shtator dhe nëntor. Ekipet që përfundojnë në krye të grupit të vet përkatës promovohen një ligë më lartë, ndërsa ekipet që përfundojnë në fund të grupeve të tyre përkatëse do të bien një ligë më poshtë, përveç ato të nivelit më të ulët, pra Ligës D.

Related posts

Babai i Alabas: Real Madridi është i interesuar për birin tim

Sadik.Autor

Është kthyer mbreti/ Xhokoviç fiton trofeun që i mungonte në karrierë (VIDEO)

Isa.Autor

TRIUMFOJNË NË “LORO BORIÇI”/ “Shkodranët” mposhtin Flamurtarin

Delo.autor

Leave a Comment