Futboll Seria A Sport

“RONALDON NUK E NJOH! DERBI? PROVUAM…”/ Ibrahimovic ndez Milan-Juventus (VIDEO)

Zlatan Ibrahimovic nuk është asnjëherë banal ose më saktë, “monoton” në ato që thotë… Striscia la Notizia, emisioni më i ndjekur italian, i ka çuar “Tapiro d’Oro”, që është edhe padiskutim një vlerësim për një personazh “VIP” sa herë ndodh diçka e pabesueshme ose e papritur për të!

Kështu, pas derbit të humbur nga 2-0 në fitim në 4-2 për Interin, Zlatan është kapur nga gazetari Valerio Staffelli teksa është ngacmuar se pse u kthye te ky Milan apo pse erdhi humbja…

“Gjëra që ndodhin! Provuam ta fitonim. Do të jetë për herën tjetër”, tha Ibrahimovic për derbin, ndërsa mbi sfidën me Juven dhe Ronaldon tha se “nuk e njoh Ronaldon! Nuk kam raport me të, ndërsa e di që në fushë është profesionist. Te Milani u ktheva sepse doja të vazhdoja të luaja futboll dhe dihet se kush është Milani…”.

Related posts

ATLETICO MERR VENDIMIN PËR DIEGO SIMEONEN/ Çfarë do ndodhi me trajnerin pas eleminimit nga Juventus

F.autor

U BRAKTIS NGA JUVENTUSI/ Marotta nis bisedimet me rivalin e përjetshëm

Isa.Autor

Ish-ylli i Chelsea lë Kinën për Interin: Dua të luaj sërish në Europë

Q.Autor

Leave a Comment