Sport Të tjera

EKSKLUZIVE/ Norgen Baruti: Erzeni mbetet sërish favorit. Infrastruktura sportive skandaloze

Sporti në tërsi e sidomos Volejbolli në veçanti çdo ditë përballet me vështirësi nga më të ndryshmet në vendin tonë pasi mungojnë kushtet më minimale për të zhvilluar aktivitetet e programuara. Mes peripecive dhe mundimit të shumë trajnerëve por edhe sakrificës së sportistëve vendi ynë ka ditur të përfaqësohet disa herë denjësisht në arenën ndërkombëtare.

Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al volejbollisti i talentuar i kombëtares dhe një nga protagonistët kryesor të ekipit të Erzenit, Norgen Baruti tregon mbi kushtet në të cilët përballet ky sport dhe ambiciet që ka për të ardhmen.

INTERVISTA E PLOTË:

1-Norgen, sporti në tërësi në Shqipëri ka shumë probleme sa i takon infrastrukturës në të cilën zhvillohet. Si janë kushtet në volejboll?

Keni të drejtë, sporti në Shqipëri has problematika në infrastrukture dhe jo vetëm. Përsa i përket volejbollit prej shumë kohësh ka pasur probleme tek ambientet në të cilat ekipet stërviten apo dhe luajnë ndeshjet. I vetmi ambient për të zhvilluar seancat stërvitore ka qenë pallati i sportit “Asllan Rusi” i cili tanimë është në një gjëndje jo të mirë dhe ka nevojë patjeter për rikonstrukturim. Por duke pare pozitivisht më duhet të them që ka patur përmiresime dhe investime në sportin e lojërave me dorë.Ndërsa për të ardhur keq është fakti se në qytete të tjera kanë kaluar dekada pa ndërhyrë njeri për përmirsimin e infrastrukturës sportive sic ka dhe qytete të cilat ende nuk kanë një pallat sporti.

2-Sezonin e shkuar u shpallët kampion. Cilat janë pritshmëritë për këtë vit?

Sezoni i kaluar ka qenë teper rivalizues dhe ishin 3-4 ekipe të cilat ishin në garë për titullin kampion , por ne fund ekipi nga shijaku (Erzeni) ia doli të kurorezohet si kampion i Shqipërise duke mundur Studentin në gjysëmfinale dhe Partizanin në finale. Përsa i përket sezonit te ri , mendoj se do jetë akoma më rivalizues duke parë që dhe ekipet pretendente janë forcuar goxha në merkato.

3-Duke qënë se jeni një talent për fanellën e kombëtares. Cilat janë objektivat tuaj personale?

Objektivat personal në këtë sezon janë , fitimi i titullit kampion të Shqipërise me ekipin e Erzenit, gjithashtu, paraqitje sa më të mira me kombëtaren duke qenë se jemi akoma në lojë për një vend në “Europian Championship”. Ndërsa në të ardhmen kam si objektiv të luajë në një ligë më të fortë jashtë vendit, por kjo do akoma punë. Normalisht që duke qenë dhe vete pjesë e ekipit kam ambicje për të dalë kampion me këtë ekip . Sigurisht nuk do të jetë e lehtë , por gjithçka do e tregoj fusha.

4-E keni menduar që një ditë të transferoheshit në një ligë më cilsore për të ngjitur shkallët e karrieres?
Patjetër që e kam menduar, siç thash më parë është një objektiv që i kam vënë vetes dhe shpresoj t’ja dal.

5-Në fund cili është mesazhi juaj për të gjitha ato të rinj që duan Volejbollin?

Në fakt mesazh më të fortë kam për prinderit , për ti aktivizuar fëmijet të merren me sport për ti larguar nga veset e këqija por edhe për shoqërine dhe edukatën që të ofron sporti. Ndërsa për të rinjtë këshilla është që të japin më shumë nga vetja, të sterviten dhe të shijojnë kënaqësine që merr nga sporti.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

U PROJEKTUAN PËR TITULL/ Interi bën “vetëvrasje” kundër Torinos (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Barcelona-Granada. Rezultati 1-0

Delo.autor

“SUNING” HEQ ICARDIN NGA REKLAMAT/ Wanda ndjek Real Madridin (FOTO)

F.autor

Leave a Comment