Futboll Seria A Sport

EKSPERTI DE BIAZI/ ALLEGRI kishte të drejtë për COSTËN, DYBALA duhet të…

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi ka folur për mikrofonat e “90 Minuto”, që transmetohet në Rai2. Ai bëri një analizë të zhvillimeve më të fundit në futbollin italian teksa u shpreh:

Veprimi i Duglas Kostës – ALegri me të drejtë u nervozua shumë, sepse nuk kishte asnjë arsye që ai të bënte atë gjest. Ai me siguri do të ndëshkohet për këtë gjest”.

Juventusi e luajti ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme në prag të Champions League-s. Alegri hodhi në fushë formacionin më të mirë.

Dibala – Ai duhet të përshtatet. Unë mendoj se mund të bëjë më mirë nga e djathta, duke qenë se luan me këmbën e majtë. Dhe kështu mund të shkojë për të gjuajtur drejt portës.

Insinje – Ançeloti po kërkon që të afrojë sa më afër portës Insinjen. Dhe kjo do të thotë se ai ka parë aftësitë e shkëlqyera që ka Lorenco në zonën e golit. Ndërsa në Kombëtare ai vuan shumë sepse, nuk e ka kontekstin në favor, përveç të tjerave ai ka problem edhe lojën fizike të lojtarëve kundërshtar.

Related posts

Marotta sfidon Juventusin, Interi futet në garë për Pogban

Isa.Autor

BARAZIM PA GOLA NË GJIROKASTËR/ Luftëtari dhe Kukës ndajnë pikët

Delo.autor

FUTBOLLISTI MË I MIRË ME TË CILIN JE PËRBALLUR?/ “Ronaldo më gjiganti mes të mëdhenjve, Gattuso më i keqi!”

F.autor

Leave a Comment