Futboll Seria A Sport

EUROPA LEAGUE/ Gattuso OPTIMIST: Kemi një grup të SHKËLQYER, por duhet të…

Gennaro Gattuso u duk shumë i zhgënjyer për barazimin e ekipit të tij kundër Cagliarit, por tranjeri i Milanit dëshiron të shikojë përpara, me skuadrën e tij që deri më tani ka grumbulluar 4 pikë në kampionat, e ka akoma një ndeshje për të luajtur:

“Nuk duhej t’i ndërlikonim gjërat në këtë mënyrë. Reaguam mirë pas 20 minutave të para, ku vuajtëm shumë, por për të qenë një skuadër e vërtetë duhet të përmirsojmë çdo aspekt, edhe pikat ku mendojmë se jemi mirë. Kemi një grup të shkëlqyer, lojtarët duhet ta kuptojnë këtë sa më shpejt”.

Pa dyshim, lojtari i ndeshjes për Milanin ishte Gonzalo Higuain, i cili arriti të shënonte golin e barazimit, pas një rikuperimi të topit nga Franck Kessie. “El Pipita” çoi topin në rrjetë për herë të parë këtë kampionat, duke u thënë shpresë tifozëve, por dhe tranjerit Gattuso, se do të jetë ai makineria e golave që i mungoi ekipit sezonin e kaluar. Kuqezinjtë kanë filluar gjithashtu përgatitjet për ndeshjen e parë të Europa League kundër Dudelange, që do të zhvillohet të enjten, në orën 21:00.

Related posts

LAMTUMIRA E HESHTUR/ Bonaventura në lot! Ibra e quan “numri 1”, gruaja sulmon Milan (VIDEO)

Delo.autor

“NE I BËMË OFETË”/ Drejtori i Barcelonës zbulon: De Ligt iu bashkua Juventus për të fituar…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ja lojtari që Juventus “sakrifikon” për të arritur tek De Ligt

Delo.autor

Leave a Comment