Futboll Sport

Europa League/ Ja pse KOSOVA është më lart se SHQIPËRIA

Që kur mori dritën jeshile për të qenë pjesëmarrëse në eliminatoret e Botërorit dhe Europianit, Kosova është pasuruar me talente dhe futbollistë që bëjnë diferencën. Në kuadër të ndërtimit të një skuadre edhe më konkurruese, federata e “dardanëve” është duke punuar fort për të evidentuar elementë të tjerë të vlefshëm.

Zgjedhja e trajnerit Shaland është bërë në këtë drejtim, ndërsa suksesi i arritur ndaj Ishujve Faroer (2-0) në Ligën e Kombeve i ka dhënë edhe më shumë shkëlqim dhe optimizëm.

E ndërsa Christian Panuçi, trajneri i Shqipërisë, vazhdon të hasë vështirësi sa i përket grumbullimeve, duke qenë se shumica e kuqezinjve nuk kanë minuta në këmbët e tyre me klubet përkatëse, te Kosova një tjetër panoramë paraqitet.

Dikur ishin lojtarët e përfaqësueses së Shqipërisë ata që zbrisnin në fushë për kupat e Europës, ndërsa e enjtja e Europa League ka sjellë një tjetër panoramë.

Katër futbollistë të Kosovës janë aktivizuar për 90 minuta. Ardin Dallku, vëllai i Armendit, luajti ndaj Arsenal në “Emirates” të Londrës, ndërsa në Qipro, fitorja e Zurich u shënua nga Benjamin Kololli, por paraqitje të mirë bëri edhe Hekuran Kryeziu.

Super paraqitje edhe për Amir Rrahmanin, që kthehej të luante titullar pas më shumë se një muaji me Dinamo Zagreb, në suksesin befasues 4-1 përballë Fenerbahces.

Sa i përket legjionarëve tanë, Ansi Agolli dhe Eros Grezda kanë ndjekur ndeshjet e Qarabag dhe Rangers në stol.

Nëse diferenca mes Kosovës dhe Shqipërisë është e vogël, atëherë detajet janë edhe këto.

Related posts

“PROBLEMET E TËRMETIT KANË KALUAR”/ Flet trajneri Ahmataj: Ndeshja ndaj Kukësit është…

Delo.autor

RIVALITETI/ Courtois sulmon Simeonen: Kjo është arsyeja pse flet kundër Realit

Isa.Autor

Drejtori sportiv Stoica e zbulon: Ja cilësitë që na bindën te Qaka!

Sadik.Autor

Leave a Comment