Futboll Seria A Sport

FATI DHE AMBICJET E MILANIT/ Shtatori është muaji vendimtar për KUQEZINJTË

Sipas një artikulli të ditës së sotme të gazetës “Tuttosport”, brenda muajit shtator Milan do të marrë përgjigjen e UEFA-s për mos respektimin e parametrave të “Fair Play Financiar” gjatë tre viteve, nga 2014 në 2017.

Në mbledhjen e UEFA-s në Nion të Zvicrës do të përcaktohet edhe masa e marrë për klubin kuqezi, i cili bëri rekurs në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës për të mos humbur të drejtën e pjesëmarrjes në Europa League. Sidoqoftë, këtë muaj Dhoma e Gjyqtarëve të UEFA-s do të marrë dhe vendimin për kuqezinjtë.

Megjithatë, sapo të mbyllin këtë “ndeshje”, Milan dhe UEFA do të kthehen që të flasin për tre-vjeçarin tjetër, 2015-18: por, në rrugën “Aldo Rossi” kanë shpresë se çdo gjë do të mbyllet me një marrëveshje vullnetare për shkak se kuqezinjtë tashmë kanë një pronar të ri dhe kështu që mund të studiojnë plane të tjera për të ardhmen.

Raportet me UEFA-n tashmë duket se janë në rrugë të mbarë, pra Milan mund të buzëqeshë më në fund. Deklarata e pak ditëve më parë e bërë nga Paolo Maldini e mbështet akoma më shumë këtë ‘thashethem’.

Related posts

ZYRTARE/ Barcelona-Valverde hapin ditën me një lajm të madh (FOTO)

Delo.autor

Rrëfehet ish lojtari i Realit: Nuk e bëja më atë gjë, kisha frikë se do këpusja muskulin

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Fanella e re e kampionëve të botës përpihet brenda 3 orësh “Adidas” së fundmi ka prezantuar fanellë (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment