Futboll Premier League Sport

Fellaini sekreti i rilindjes së Man United/ Mourinho: Ja çfarë nuk më pëlqen tek ai

Mesfushori belg Marouane Fellaini duket se është çelësi i rilindjes së skuadrës së Manchester United, pasi aktivizimi i tij në fushë duket se ka sjellë ekuilibrat e munguar te “djajtë e kuq”. Kjo u pa në fitoren 2-1 që United korri ndaj Watford, ku belgu tërhiqej në mbrojtje kur ishte e nevojshme dhe i jepte mundësi Pogba të ishte më i lirshëm në mesfushë, duke iu afruar disa herë golit. Pra, një gjetje gjeniale, duke bërë që dyshja Matic-Fellaini të krijojë një skuadër të balancuar mirë në mesfushë dhe të rrezikshme kur sulmon.

“Fellaini është lojtar i rëndësishëm për ne, ka cilësi dhe i dha shumë skuadrës në këtë ndeshje. Është një lojtar i thjeshtë por kualitativ dhe sjell ekuilibrat e duhur në mesfushë. Po luan mirë në këto momente dhe jam vërtet i lumtur për të”, u shpreh trajneri Jose Mourinho, që në fund nuk ka përtuar të thotë edhe një batutë për belgun. “Ka një gjë që nuk më pëlqen tek ai, modeli i flokëve. Nuk më pëlqen se si i mban flokët, por nuk kam se çfarë të bëj në këtë rast”, thotë Mourinho, që duket më në fund i qeshur.

Related posts

PAS BARAZIMIT TË TURPSHËM/ Ja çfarë bëjnë 50 mijë tifozë të Interit në “San Siro”

Delo.autor

Ish kampioni i Europës sulmon ashpër Buffon: Nuk është në gjendje të luajë akoma

Q.Autor

“PLESHTI” KËRKON LARGIMIN NGA BARCELONA/ Luka Modric “qan” vendimin e Messit: Do të humbisnim shumë…

Delo.autor

Leave a Comment