Futboll Seria A Sport

HYSAJ me shokë lajnë “mëkatin”/ Ja çfarë vlerësimi jep Ancelotti për skuadrën

Napoli ka marrë një fitoretë vyer ndaj Fiorentinës ditën e djeshme. “Partenopei” iu falën golit të Lorenzi Insignes duke fshirë kujtimet e hidhura pas shkatërrimit 3-0 nga Sampdoria ndeshjen e fundit përpara ndalesës për Ligën e Kombeve.

Tekniku italian Carlo Ancelotti është çliruar nga sulmet asfiksuese të medias për neglizhencë në mbrojtje. Ai ka përgëzuar të gjithë skuadrën për fitoren e arritur duke lavdëruar heroin Insigne dhe repartin e prapavijës.

“Bëmë ndeshjen që kishim përgatitur. Në pjesën e parë bëmë disa gabime, sidomos në fazën e ndërtimit të aksioneve sulmuese, por në të dytën guxuam më shumë dhe ia dolëm mbanë. Mbrojtja? Këtë herë luajti mirë edhe pse nuk kemi qenë kurrë në krizë. Bëmë disa ndryshime dhe rezultati erdhi menjëherë”, tha Ancelotti.

Insigne vjen nga një moment ku nuk arrin të shprehet si duhet, por ndaj Fiorentinës luajti me personalitet dhe u shpërblye me një gol të rëndësishëm për të dhe skuadrën. Por po luajmë mirë si grup edhe pse kemi pak ditë që kemi provuar disa gjëra të reja, që dhanë efekt. Tani na duhet vijueshmëri”, u shpreh Ancelotti në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit.

Related posts

PARA ELEMINATORES TË “EURO 2020″/ Panucci nuk e fton në kombëtare, reagimi i futbollistit është epik

Delo.autor

20 VJEÇARI LARGOHET NGA JUVENTUS/ Agnelli vendos ta huazojë sërish tek Cagliari mbrojtësin…

Delo.autor

U tërhoq përpara Agollit/ PANUCCI flet për veteranin: Nuk ia kam mbyllur kurrë derën

Isa.Autor

Leave a Comment