Futboll Sport

FLAMURTARI, probleme FIZIKE apo CILËSIE? SKËNDERBEU i hoqi “maskën”

Fitorja në Gjirokastër u vendosi mbulesë problemeve të Flamurtarit, edhe ndaj Luftëtarit kuqezinjtë nuk është se e dominuan takimin, edhe pse përballë kishin një ekip që sot është në kuotën e 0 pikëve. Nëse dy javë më parë ai gol i Bushicit i mbuloi me një perde mangësitë, përballë kampionëve të Skënderbeut dolën mbi sipërfaqe minuset e Flamurtarit.

Skuadra vlonjate nuk u ndërtua hershëm, një pjesë e madhe e futbollistëve u afruan në limitet, jo të merkatos, por të kohës së përllogaritur për të vendosur piketat e një ekipi solid. Flamurtari nuk krijonte dot, mungoi qarkullimi i topit dhe çdo gjë u bazua tek spontaniteti i Bushicit, i cili, pavarësisht dëshirës, nuk mund të jetë gjithnjë shpëtimtar. Një tjetër aspekt që duhet riparë është gjendja fizike. Kuqezinjtë, pas minutës së 60-të, tërhoqën “rremat” në varkë, jo për zgjedhje, por sepse nuk kishin më asnjë zgjidhje. Fizikisht skuadra u dorëzua dhe këtë e dëshmoi reagimi ose më mirë mosreagimi pas golit të pësuar.

Sigurisht, nuk është normale që një skuadër të jetë në maksimumin e formës fizike pas javës së 4-t, sepse edhe faza përgatitore ka si synim të tjera periudha, kur pikët bëhen edhe më të rënda, por gjithsesi, kjo nuk e kamulfon faktin që, kundër Skënderbeut, Flamurtari kishte një handikap të konsiderueshëm në aspektin aerobik. Forcat duhen rikuperuar sa më shpejt, sepse pas vetëm pak ditësh kuqezinjtë do të kenë përballë një tjetër rival, Partizanin.

Related posts

“NDESHJA ISHTE E VUAJTUR…”/ Simeone shpjegon gjestin që bëri në festimin e golit ndaj Juves

Delo.autor

JEP LAJMIN E ËMBËL/ Bëhet baba për herë të dytë mesfushori i Real Madrid… (FOTO)

Delo.autor

Valtteri Bottas kritika skuadrës: Mercedes ka nevojë për modifikime

Isa.Autor

Leave a Comment