Futboll La Liga Sport

FLET PRESIDENTI MADRILEN/ Cristiano Ronaldo do kthehet një ditë tek ne

“Cristiano Ronaldo do të kthehet një ditë në Madrid”.

Është kjo deklarata e Florentino Pérez dhënë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA, zhvilluar mbrëmjen e së hënës. I pyetur nga gazetarët, presidenti i “Los Blancos” ka lartësuar figurën e portugezit dhe ka vlerësuar kontributin e tij dhënë për këtë ekip për nëntë vite me radhë. Madje Perez ka shkuar deri aty sa e ka krahasuar me një nga figurat më të rëndësishme të klubit, siç është Alfredo Di Stéfano, duke hedhur poshtë të gjitha dyshimet për një hatërmbetje të mundshme mes tyre.

“Nëse Ronaldo do të ishte këtu do t’i kisha dhënë atij një përqafim. Ne jemi krenar që e kemi pasur në skuadër, ai është pasuesi i denjë i Di Stefano. Një ditë do të rikthehet në Real”, u shpreh Pérez.

Cristiano Ronaldo u largua nga Madrid këtë verë drejt Juventus. Fituesi i katër herë i titullit të Champions League është golashënuesi më i mirë në historinë e “Los Blancos”, ku në 292 ndeshje të luajtura ka shënuar 311 gola. Ai u largua nga klubi madrilen në kërkim të një aventure të re drejt Juventusit për 112 milion euro.

Related posts

KOMBËTARJA U-21/ Spanjë-Shqipëri: Publikohen formacionet zyrtare (FOTO)

Isa.Autor

Igli Tare “kursen” Lazion, shumë pranë akordit me sulmuesin e skuadrës së njohur

Sadik.Autor

The Times: Anglia paralajmëron bojkot të botërorit ‘Rusi 2018’. Shpreson Italia…

Q.Autor

Leave a Comment